HomeSport

Cristiano Ronaldo pritet të luajë kundër Napolit

Cristiano Ronaldo është në rregull dhe pritet të luajë kundër Napolit të dielën në stadiumin “San Paolo”.

Juventus ka konfirmuar pak çaste më parë se Cristiano Ronaldo është OK të luajë kundër Napolit këtë vikend, pavarësisht shqetësimeve dhe raportimeve se do të humbasë këtë ndeshje për shkak të problemeve me kyçin e këmbës.

“Ronaldo është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit gjatë ditës së sotme, kurse dje u stërvit i veçuar”, shkruan Juve ndër të tjera në faqen zyrtare.
Risultati immagini per ronaldo

CR7 do t’i ketë edhe dy seanca stërvitore për të qenë në formën më të mirë fizike të dielën mbrëma, për sfidën që do të zhvillohet nga ora 20:30.

34-vjeçari i ka shënuar 21 gola në 34 paraqitje për Zonjën e vjetër deri tani këtë sezon.


TË NGJASHME