HomeSport

Manchester United dhe Atletico në garë për yllin e Interit

Manchester Unitedit e ka shprehur përsëri interesimin për sulmuesin anësor të Inter, Ivan Perisic. Mirëpo, “Djajtë e kuq” nuk do ta kenë të lehtë ta transferojnë kroatin këtë muaj, pasi që në garë kundër tyre është edhe Atletico Madridi.

Sipas të përditshmen italiane, Gazzeta dello Sport, që të dyja klubet tashmë e kanë kontaktuar klubin italian për ta pyetur për mundësinë e transferimin të Perisic, tani që kanë mbetur vetëm edhe tetë ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar.

Djajtë e kuq” kishin qenë afër transferimin të kroatit edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo Inter ia kishte kërkuar anglezëve shkëmbimin Martial – Perisic, por anglezët nuk ishin të gatshëm ta pranojnë këtë ofertë.

Inter do të tentojë që ta arrijë këtë marrëveshje për shkëmbim përsëri, edhe pse ka pak gjasa që një gjë e tillë të ndodhë tani që Martial është afër për ta rinovuar kontratën e tij.

Kontrata e kroatit me italianët përfundon në qershor të vitit 2022. Zikaltrit e kishin transferuar atë gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2015, kur për 19.5 milionë euro e kishin blerë nga klubi gjerman, Wolfsburg.

https://www.youtube.com/watch?v=j542Qiah_w8


TË NGJASHME