HomeSport

Zbulohet meçi i radhës për Conor McGregor

Conor McGregor do ta shfrytëzojë një meç për ta zgjidhur një problem të vjetër që e ka me ish-partnerin e tij, Paul Malignaggi, duke i shtyrë kështu për më vonë meçet kundër Chabib Nurmagomedov dhe Tenshin Nasukawa.

Kur Conor McGregor vendosi të largohej nga kafazi tetëkëndësh për një kohë, për t’u ndeshur në boks me Floyd Mayweather, ai tha se e kishte fituar sfidën kundër botës dhe se do të bënte njëjtë edhe me boksierin amerikan.

Irlandesi humbi atë sfidë, pasi që Floyd Mayweather mbeti i pamposhtur edhe pas këtij meçi. Conor McGregor e ndërmori një sfidë tjetër, kësaj here kundër rusit Chabib Nurmagomedov, mirëpo u tregua i pasuksesshëm edhe këtë herë.

Tani, 30-vjeçari raportohet se do të kthehet edhe një herë në sportin e boksit për t’u përballur me armikun e tij më të madh, Paul Malignaggi. Këta të dy ishin zënë mes vete para se të zhvillohej meçi mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather.

Që nga atëherë, lufta me fjalë mes këtyre të dyve nuk ka ndaluar, përkundër që Paul Malignaggi ishte pensionuar para dy viteve. Ajo që kishte filluar përmes rrjeteve sociale tani raportohet se do të përfundohet në një meç boksi mes këtyre të dyve.

Nëse raportimet e mediave botërore janë të sakta, atëherë meçi që vet Irlandesi e kishte kërkuar, kundër Tenshin Nasukawa, do të duhet të presë edhe më shumë, përkundër që ftesën e Conor McGregor e kishte pranuar edhe japonezi.

https://www.youtube.com/watch?v=fBmQjuXLr5I


TË NGJASHME