HomeLajme

1 milion njerëz ndjekin në Instagram recetat e shefit më të vogël të kuzhinës

Vetëm 1 vjeç dhe bebushi i quajtur Kobe ka arritur të këtë 1 milionë ndjekës në Instagram.

Bebi është shumë i famshëm për “gatimet” e tij, por mbi të gjitha për mënyrën e adhurueshme si i shijon ato.

Në videot e publikuara, Kobe shfaqet duke përgatitur receta të ndryshme që i provon herë pas here gjatë procesit.

Gatimi është një prej gjërave që ai bën më shumë në shtëpi. Bën shumë qejf kur kombinon përbërës dhe unë mendova që fillimisht këto momente t’i ndaj vetëm me miqtë dhe familjarët e mi. Pastaj, hapa këtë Instagram në fund të shkurtit. Nuk e prisnim kurrë që të kishte kaq shumë ndjekës!“- u shpreh mamaja e bebushit për CNN, e emocionuar që videot e të birit bëjnë për të qeshur njerëz kudo në botë.

E gjithë kjo na bën të ndjejmë se po bëjmë gjënë e duhur si prindër duke rritur një fëmijë që ka aftësinë të bëj këdo të ndihet mirë. Ne marrim qindra mesazhe nga njerëz që tregojnë sa ngjitës është personaliteti i tij.”
Prindërit e 1-vjeçarit e kanë kuptuar që kuzhina është vendi perfekt për chef-in e vogël pasi ai aty eksploron, mëson, bën rrëmujë dhe shijon!

Nëse akoma nuk e dinit për egzistencën e Kobe bëni mirë ta kërkoni menjëher në Instagram dhe të ndiqni recetat e ëmbla që ai tregon.


TË NGJASHME