HomeSociale

10 aktivitete interesante që mund t’i bëni në kushtet e shtëpisë

Shpeshherë në shtëpi kemi dëgjuar familjarët që ankohen se janë të mërzitur apo se nuk kanë çfarë të bëjnë. Epo edhe qëndrimi në shtëpi ka të mirat e veta dhe mund të gjenden plot zgjidhje për të kaluar bukur dhe këndshëm. Më poshtë kemi një listë të 12 gjërvae që mund të bëjmë gjatë kohës që qëndrojmë në shtëpi:

1 – NJë festë me kostume

Zakonisht nje pjesë e madhe e njerëzve vendosim të veshin kostume të çuditshme vetëm gjatë Halloween, po ça të keqe ka sikur të organizosh një festë me miqtë apo familjen duke vendosur një “kod”veshjeje të veçantë? Është kaq argëtuese të veshësh një kostum dhe të fillosh të luash.

2 – Një piknik në kushtet e shtëpisë

Përgatisni të gjitha gjërat që duhen për një piknik dhe thjesht bëjeni atë në një dhomë të shtëpisë. Një batanije, një shportë me ushqime dhe padyshim që atmosfera e darkës do të ndryshojë shumë. Jo vetëm që është shumë argëtuese, por edhe do të na afronte më shumë me gjithë familjen.

3 – Një festë Krishtlindjesh (në verë)

Vendosni disa zbukurime që përdoren gjatë Krishtlindjeve dhe organizoni një festë Krishtlindjesh gjatë verës. Përgatisni edhe disa dhurata të vogla dhe çdo gjë do të duket perfekte. Një festë Krishtlindjesh në verë, a ka gjë më unike?!

4 – Organizoni një konkurs gatimi

Në thuajse çdo televizion ekziston një sprogram që flet vetëm për gatimin. Dhe gatimi në ditët e sotme është një temë shumë e diskutuar. Prandaj pse të mos organizoni një konkurs gatimi ku çdokush të shfaqë aftësitë e veta? Sigorhuni që e gjithë familja të marrë pjesë dhe që të filmoni gjithçka, do të jetë shume e bukur kur ta shihni në ritransmetim.

5 – Një natë karaokeje

Planifikoni një mbrëmje karaoke. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohë me familjen. Padyshim që do të jetë diçka argëtuese, të gjithë duan të këndojnë edhe pse ndoshta nuk kanë shumë talent.

6 – Luani me Lego

Me siguri të gjithë i keni parë veprat e artit që mund të kryhen me Lego. Ato janë kaq fantastike, epo pse mos ta provoni ehde ju në shtëpi? A arrijmë dot të krijojmë diçka të madhe? Çfarë rëndësie ka, gjithçka ka të bëjë vetëm me argëtimin.

7 – Mësoni Yoga

Yoga është diçka kaq e dobishme për çdo grupmoshë. Prandaj në një ditë të bukur thjesht gjeni disa video dhe uluni të gjithë dhe praktikoni Yoga. Do të jetë shumë qejf.

8 – Krijoni një album familjar

Zgjidhni foto nga kohë të ndryshme që keni bërë me familjen tuaj dhe vendosini ato në një album të veçantë. Krahas çdo fotoje, shkruani një kujtim rreth fotos. Jo vetëm që është diçka e bukur, por do krijojë një lidhje më të fortë me familjen tuaj.

9 – Luftë me tullumbace me ujë

Zakonisht kjo lojë, kryhet jashtë dhe në një kohë me mot të ngrohtë. Lufta me tullumbace të mbushura meë ujë është nga më argëtueset. Krijoni ekipet dhe le të fitojë më i miri.

10 – Shpikni një kod shkrimi

Shpikni një kod tuajin të të shkruarit dhe shkruani mesazhe të koduara me familjen tuaj. Do të jetë shumë interesante teksa përpiqeni të kuptoni se çfarë mesazhi keni marrë dhe çfarë përgjigje do të jepni.

Këto janë 10 aktivitete që ne mendojmë se janë argëtuese dhe që do t;ju japin një mundësi për të kaluar momënte të bukura me familjen tuaj. Shpresojmë t’ju pëlqejnë.


TË NGJASHME