HomeLifestyle

10 fakte që nuk i dinit për duhanin

tobacco in history

Duhani në historinë e njerzimit ka një evolim të veçantë nga fillmet e tij në ditët e sotme.

  •  Duhani përdorej për të kuruar sëmundjet dhe për të bërë magji

Që nga momenti kur europianët u prezantuan me duhanin, ata e kuptuan se ai ishte tym që shërbente si një mjet bazë për kuruesit popullorë të Amerikës së Jugut. Nuk kishte kuruar vetëm kafshimet e gjarpërinjve dhe dhimbjet e dhëmbëve, por cilësohej edhe si gjë e shenjtë, aq e shenjtë sa aztekët mendonin se trupi i perëndeshës së pjellorisë, ishte prej duhani. Kaq shumë besohej në aftësitë kuruese të duhanit, saqë njerëzit bënin banja në vaska të mbushura me këto gjethe.

  • Legjenda për duhanin

Sir Walter Raleigh është figura e vlerësuar gjerësisht nga periudha viktoriane për përhapjen e duhanit në Angli. Në një histori, ai po konsumonte duhan në studion e tij, kur pastruesja mendoi se zotëria kishte marrë flakë e i hodhi përsipër një kovë me ujë. Kjo është një histori e bukur, por me shumë gjasa jo e vërtetë. Historianët tregojnë se të tilla ngjarje, shpesh ktheheshin në legjenda urbane për dramatizime nëpër shfaqje teatrale.

  • Duhani ndryshoi shpejt nga kurë sëmundjesh, në shkaktar

Historianët janë të një mendjeje se duhani i parë u tymos në Angli rreth vitit 1560. Fillimisht ishte një mënyrë për të kaluar kohën të pasurit. Pas vdekjes së Sër Walter Raleigh në 1618, duhanpirja ishte përhapur në të gjitha shtresat e shoqërisë. Duhani citohej si kurë për gjithçka. Problemi ishte se me t’u kuruar, nuk hiqje dot dorë nga duhani. Megjithatë, për këdo duhani ishte një praktikë ekzotike dhe e modës.

  • Fiset primitive mbanin me vete çibukun

Fiset në Amerikën Veriore ishin aq të rregullta, saqë në çantat e tyre kishte vetëm gjëra të rëndësisë së lartë. Të dhënat arkeologjike tregojnë se çibuku i duhanit, ishte i vetmi send që ata mbanin me vete dhe që nuk ishte i lidhur me mbijetesën e tyre të përditshme. Sipas historianëve, negociatat mes fiseve do të ishin të pamundura, pa ceremoninë e duhanpirjes.

  • Tregtarët europianë e shpërndanë duhanin nëpër botë

Pavarësisht se prezenca dhe praktika e tymosjes ekzistonin në çdo kontinent, europianët kanë meritën për shpërndarjen e duhanpirjes në çdo vend. Në shekullin e 18, përhapja e duhanit eci njëkohësisht me tregtinë detare. Tregtarët francezë dhe portugezë e çuan duhanin në Afrikë. Kapitenët anglezë në Japoni dhe kinezët e morën nga tregtarët spanjollë e portugezë.

  • Përpjekjet e para për të ndaluar duhanin filluan në vitin 1600

Drejtuesit e politikave mbarëbotërore shfaqën pakënaqësi, sapo duhani u bë pjesë e jetës së njerëzve të zakonshëm. Ideja se masat i përkushtonin jetën, gëzimit në vend të punës, po u dukej shqetësuese atyre. Sipas historianëve, nuk ishte vetëm një kërcënim i rregullit shoqëror. Ideja fillestare se duhani rriti kapacitetin për punë, u eklipsua nga mendimi se i bënte njerëzit përtacë. Sulltan Murati IV e ndaloi duhanin për shkaqe morale dhe shëndetësore në shekullin e 17-të. Po ashtu bënë edhe kinezët, rusët dhe anglezët.

  • Duhani dhe personaliteti

Nuk është e nevojshme të shkohet më larg se Sharlok Holms për të kuptuar domethënien e çibukut në Anglinë viktoriane. Të pasurit tymosnin cigare, ndërsa të varfrit tymosnin në çibukë. Por për njerëzit në mes, mënyra si e pinin duhanin ishte një metaforë për rritjen e tyre në shoqërinë angleze. Kur çibuku ishte shumë i përdorur dhe i kultivuar, kjo ishte një shenjë e statusit.

  • Duhani dhe gjinia

Femrat nuk lejoheshin të pinin duhan. Ato që nuk ishin të varfra, prostituta apo aktore, nuk tymosnin (të paktën jo publikisht). Në periudhën viktoriane, u bë i njohur zakoni i burrave për të shkuar në dhomën e duhanpirjes pas darkës. Aq i përhapur u bë ky ‘ves’, saqë edhe në Amerikë, duhapirja u pa si ekskluzivitet mashkullor. Me emancipimin e grave, filloi edhe pirja e duhanit në gjininë femërore.

  • Doktorët kanë lajmëruar për probleme nga duhani që në shekullin 18

Sër Richard Doll filloi punën për ta lidhur duhanin dhe kancerin e mushkërive në vitin 1948. Psikologët britanikë e vlerësojnë si të parën përpjekje për ta lidhur kancerin me duhanin. Vetë doktori filloi ta linte duhanin në dy të tretën e periudhës së studimit. Megjithatë, ai nuk ishte i pari që e ngriti çështjen. Edhe në shekullin 18-të, gjatë një debati në Oksford, u ngrit ideja se duhani shkaktonte dëme shëndetësore.

  • Në Amerikë ka më shumë ish-duhanpirës se duhanpirës

Në vitet 1950, 45% e amerikanëve pinin duhan. Në kontrollet e kryera në vitin 2010, rreth 20% e të rriturve e konsumonin duhanin. Taksat luajtën një rol kyç në uljen e numrit të duhanpirësve. Po ashtu, edhe ligjet që ndalonin konsumin e duhanit në ambiente publike.


TË NGJASHME