HomeLifestyle

10 fakte rreth Lady Diana

Në gushtin e vitit 1997, e gjithë bota pësoi një goditje, për ikjen e parakohshme të Pinceshës Diana.Duhet thënë se ajo kurrë nuk e gjeti lumturinë me Princin Charles çifti u divorcua në vitin 1996 vetëm një vit para vdekjes së saj , megjithatë, Diana mbetet një ikonë e forcës dhe pavarësisë për gratë në të gjithë botën. Këtu janë 10 gjërat që mund të mos i keni ditur për të.

1. Lady Diana ka punuar asistente në një çerdhe

Në vitin 2015, Princi George filloi të ndiqte shkollën Westcare Montessori në Norfolk, Angli, duke vazhduar kështu traditën e familjes mbretërore.Me insistimin e Princesh Dianës, të dy djemtë e saj William dhe Harry ndoqën shkollat në Montessori.Para se ajo të bëhej Princeshë, Diana punoi si asistente e çerdheve, në shkollën fillore të Pimilco, në Angli, e cila ka kurrikulën e Montessori.

2. Ajo donte të bëhej një balerinë

Që kur ishte fëmijë, Diana ëndërronte të bëhej një balerinë.Por profesionistët e asaj kohe i thanë asaj se ishte shumë e gjatë për këtë profesion.Gjithsesi ne vitin 1985 ajo kërceu me Wayane Sleep, një valle bashkëkohore për Billy Joel, Uptown Girl.

3. Motra e saj më e madhe Sarah, u takua me Princin Charles para Dianës.

Marrdhënia e Sarës me Princin Charles, u përfol se kishte përfunduar kur ajo kishte dhënë disa deklarata për shtypin e kohës, dhe ia dërgoi lajmet e gazetave me krenari Princit Charles.Charles e ndëshkoi atë duke ia kthyer gjithë vëmendjen e tij Dianës , menjëherë pas kësaj. Zonjusha Sara i dha Charles dhe Diana bekimin e saj kur ata shpallën fejesën e tyre, duke iu thënë se: “Unë iu prezantova.Unë jam kupid.

4. Fustani i saj i martesës ishte art më vete

Fustani i nusërisë mjaft ekstravagant i Princesh Dianës, mbetet një nga veshjet më të famshme dhe më të kopjuara të historisë.I krijuar ngaDavid dhe Elizabeth Emanuel veshja prej fildishi ishte e bërë nga tafta mëndafshi dhe dantella antike, i mbuluar me 10.000 perla, secila prej tyre e qepur me dorë, vinte i paraqitur si një tren prej plot 25 metrash.

5. Ajo i mbronte jashtëzakonisht shumë dy djemtë e saj

Diana ishte shumë e dashur ndaj dy djemëve të saj dhe një nënë shume e përkushtuar daj tyre, madje herë pas herë ajo i çonte vetë në shkollë. Por ajo që ju mund të mos dini ështe se asaj i pëlqente  ti plotësonte  tekat e tyre duke i llastuar, madje herë herë përdorte dhe statusin e saj mbretëror për ta bërë këtë gjë.Dikur ajo ftoi Cindy Crawford, Naomi Cambell dhe Christy Turlington të prisnin në rezidencën private të familjes, derisa William të kthehej nga shkolla.

“Kam qenë diku tek 13 vjeç që kisha postera pafund ne muret e dhomës time të këtyre modeleve, dhe u skuqa pafund, më zuri turpi dhe nuk dija ç’ të thoja, dhe ika me vrap nga shkallët”, ka thënë Princi William.

6. Ajo ishte falenderuese ndaj gjithkujt

Diana ishte e njohur për dërgimin e letrave falendëruese,edhe për gjërat më të vogla.Madje këtë gjë ajo e ka trashëguar edhe te William. Kur një pako e korrospodencës së saj ishte hedhur në ankand në 2010, ajo përfshinte një shënim falenderimi të shkruar nga Princi William, ku i thoshte asaj: “Faleminderit për vidion e James Bond, është brilante.Faleminderit.Shihemi së shpejti.Me dashuri nga William”.

7. Përgjigjet e saj ishin intriguese

Njerka e Dianës, Raine,ishte bija e shkrimtares së famshëme noveliste dhe dramaturge , Barbara Cartland. Ajo ishte kushërira e dytë e aktorit amerikan Oliver Platt,  edhe pse nuk janë takuar asnjëherë bashkë, si dhe kushërira e shtatë e Humphery Bogart, epo mesa duket genet ikin, dhe në rastin e Dianës kanë bërë punën e vet.

8. Asaj i pëlqente të dëgjonte këngët e ABBA

Princesha e pëlqente pafund grupin ” Dancing Queen”  . Në nder të vjehrrës së saj të ndjerë,Kate Midleton, Dukesha e Cambridge, kërkoi që ne dasmën e sa dhe të Princit William të vendoseshin disa nga hitet më të mëdha të grupit suedez.

9. Ajo ishte një fanse e madhe e The Rocky Horror Picture Show

Princesh Diana e donte shume!Madje ajo kërkoi një takim me Tim Curry, i cili luajti Frank në Rocky Horror. Ajo e donte shumë performancën e Curry si Frank, dhe i tha atij me një buzëqeshje të lehtë, se The Rocky Horror Picture Show i kishte dhënë asaj më shumë dije për jetën e saj.

10. Ajo është varrosur në Althrop, në një ishull që e ka familja e saj

Për të ruajtur privatsinë, Diana u varros në një ishull të familjes së saj, i cili nuk lejon vizitorë.Atje ka 36 pemë lisi që të çojnë në liqen, nga një prej  36 viteve të saj.Në vitin 2016 u njoftua se në vendin e varrosjes së princeshës, do të bëhëj një investim miliona dollarësh. Më 1 korrik 2017, William dhe Harry ripërcaktuan sitin gjatë një shërbimi privat, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 56 të e Dianës.

M.D/GotaNews


TË NGJASHME