HomeShowbiz

10 fakte rreth Travis Scott që ndoshta nuk i keni ditur

Shumica e njohin atë si partnerin e Kylie Jenner, por Travis Scott është shumë më tepër se kaq. Me kalimin e viteve, Scott ka arritur të krijojë një emër për veten e tij në fushën e muzikës. Në fund të fundit, ai është një nga reperët më të talentuar të kohës sonë.

Scott sot ka prekur majat dhe këtu janë 10 fakte që mund të mos i dini për një nga reperët më të mëdhenj të Houston, Travis Scott.

1. Çfarë dini rreth emrit të tij?
Besoni apo jo, Travis Scott nuk është emri i tij i vërtetë. Prindërit e tij e quajtën atë Zhak Webster ndërsa emri i tij skenik është sygjeruar nga xhaxhai i tij, i cili e quajti Travis. Zhak Webster, mori vendimin që në fushën e muzikës të mbante emrin Travis Scott.

2. I lindur për muzik.
Scott ishte i interesuar për muzikën që kur ishte fëmijë. Ai ishte vetëm tre vjeç kur filloi të luante në bateri. Pas një kohe, ai u zhvendos në piano, por pas dy vjetësh ai hoqi dorë nga këto instrumente muzikore. Kur e pyetën pse, Scott bëri shaka duke thënë se ishte e pamundur që ti impresiononte zonjushat në këtë mënyrë. Më vonë, ai zbuloi se rrahjet e zemrës e çonin vetëm drejt muzikës , atje ku ai gjente veten.

3. Studimet
Scott vendosi të studionte në Universitetin e Teksasit në San Antonio për dy vjet para se ta braktiste atë pergjithmon pasi kështu ai do të mund të ndiqte muzikën me kohë të plotë. Ai dëshironte të arrinte ëndrrat e tij, pa marrë parasysh asgje tjetër. Në një intervistë, ai tha: «Çdo ditë në kolegj ishte depresionuese. Doja të isha artist. Doja të isha në një album. Doja të isha në skenë duke bërë xhiro në MTV. ” Dhe me mënyrën se si funksionuan gjërat për të, braktisja e universitetit ishte një vendim i shkëlqyeshëm.

4. Njohja me Kylie Jenner
Para se Scott dhe Kylie Jenner të bëheshin çift, motra e saj Kendall, ishte e apasionuar pas muzikës së tij. Në vitin 2015, Scott organizoi një festë për albumin e tij të parë Rodeo, në të cilin Kendall mori pjesë. Dhe madje edhe para kësaj, në vitin 2012, Scott u nënshkrua në GOOD Music – etiketa rekorde e Kanye West. Duket se Scott kishte menduar gjithmonë që të lidhej me familjen e zgjeruar Kardashian.

5. Lidhja me Kylie Jenner
Scott është i njohur edhe për faktin se si ai e tregon dashurinë e tij për dikë në mënyrat më të mëdha. Pas vetëm disa muajsh takim, Kylie Jenner dhe Scott bënë tatuazhet me flutur. Ai madje ka një këngë hit të quajtur “Effect Butterfly” e cila ka një lidhje me tatuazhin. Por nëse kënga dhe një tatuazhi që ai ia kushtoi Kyliet nuk janë një gjest mjaft i madh për ju, atëherë Travis tejkaloi veten për ditëlindjen e 20-të të Kylie, kur punësoi një orkestër që të vinte dhe të performonte për të.

6. Lidhja me Rihannen
Thashethemet për një lidhje mes Scott dhe superyllit Rihanna nisën në 2015 pasi bashkëpunimet e dyshes në ‘Woo,’ nga albumi i këngëve të Rihannas ‘ANTI’, ishin të shumta. Përreth asaj kohe, u shfaqën në internet foto ku të dy vallëzionin dhe bënin biseda shumë pranë njeri-tjetrit dhe padyshim që këto nxitën thashetheme. Por, pasi që as Scott dhe as Rihanna nuk kanë konfirmuar ose mohuar thashethemet, ne kurrë nuk mund të dimë se çfarë ndodhi në të vërtetë mes tyre.

7. Prejardhja
A e dini se, Travis Scott është nga The Lone Star State? Ai lindi në Houston të Teksasit, më 30 prill 1992 dhe jetoi në periferi, në një lagje të klasës së mesme të qytetit të Misurit.

8. Artisti i preferuar
Nuk mund të jetë sekret që Kid Cudi është artisti i preferuar i Travis Scott të të gjitha kohërave, madje Scott qau herën e parë kur takoi Kid Cudi. Cudi surprizoi Scott në studio ndërsa ishte duke punuar me A-Trak. Ai më pas e mori Scott për një udhëtim dhe këndoi disa këngë të reja për të. Për të qenë i sinqertë, nëse Kid Cudi ndonjëherë na befasonte kështu, edhe ne do të qajmë. Në një intervistë, Scott tha: “Ai është i pari. Ai është një reper i vërtetë. Muzika e tij është perfekte.”

9. Pasuria e Scott
Që nga korriku 2019, vlera neto e Travis Scott vjen në 50 milion dollarë falë karrierës së tij muzikore, si dhe karrierës së tij të suksesshme solo rap. Scott është përqendruar në prodhimin, shkrimin e këngëve, dhe natyrisht në koncerte të pafundme. Ai është bërë jashtëzakonisht i pasur, dhe të mendosh që prindërit e tij ia ndërpren atij financat në momentin që ai la Universitetin.

10. Ai jep 100% nga vetja në muzikë
Që nga shkolla e mesme, Scott ishte plotësisht i përkushtuar për të ndjekur një karrierë muzikore me kohë të plotë. Në fakt, ai ishte aq i vendosur saqë e ktheu dhomën e tij në një studio muzikore dhe hoqi dorë nga shtrati i tij për të bërë vend për të gjitha pajisjet muzikore.


TË NGJASHME