HomeSociale

10 familjet më të pasura në planet, ja cilat janë

Ato udhëheqin sot botën,10 familjeve më të pasura në botë, të cilat qoftë veç e veç e qoftë së bashku, kanë shifra marramendëse, janë renditur nga një revistë ekonomike “Bloomberg”.

Në krye të kësaj liste renditet familja Walton, me një vlerë neto prej 151.5 miliardë dollarë. Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, “Walmart”. Sam dhe Bud Walton themeluan kompaninë në vitin 1962.

Vendi i dytë në këtë listë i takon familjes Koch, vlera neto e të cilës është 98.7 miliardë dollarë. Vëllezërit Charles dhe David Koch zgjeruan kompaninë e rafinerisë së naftës të babait të tyre në konglomeratin “Koch Industries” pasi vëllezërit, Frederick dhe William, dështuan fillimisht në këtë biznes dhe u tërhoqën. Sot, “Koch Industries” gjeneron rreth 100 miliardë dollarë të ardhura në vit.

Familja Mars është e treta në këtë renditje, vlera neto e të cilës është 89.7 miliardë dollarë. Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si “M&M”, “MilkyWay”, “Mars” e shumë të tjera.

Vendi i katërt mbahet nga 3 familjet belge Van Damme, de Spoelberch dhe de Mevius, vlera neto e të cilave është 54 miliardë dollarë. Të ardhurat e këtyre familjeve vijnë nga kompania Anheuser-Busch InBev, të cilat janë rritur me 17 përqind vetëm në vitin 2017.

Me një vlerë neto prej 49.2 miliardë dollarë, familja Dumas renditet në vendin e pestë. Dumas kontrollon shtëpinë e modës “Hermes Intrenacional” që nga viti 2013.

Vendi i gjashtë në këtë renditje i takon familjes Wertheimer, vlera neto e të cilës është 45.6 miliardë dollarë. Vëllezërit Alain dhe Gerard Wertheimer kontrollojnë sot Chanel, që vetëm vitin e kaluar arriti 9.6 miliardë të ardhura.

Familja nga India Ambani renditet në vendin e shtatë, vlera neto e të cilës është 43.3 miliardë dollarë. Kjo familje zotëron kompleksin më të madh të rafinerisë në botë, si dhe biznese në të gjithë Indinë.

Familja gjermane Quandt renditet në vendin e tetë dhe konsiderohen si familja më e pasur në Gjermani, vlera neto e të cilës është 42.7 miliardë dollarë. Ata kanë gati 50 përqind të aksioneve të kompanisë BMW, gjithashtu kanë aksione edhe në kompanitë Logwin dhe Gemalto.

Familja amerikane Cargill-MacMillan renditet në vendin e nëntë, vlera neto e të cilës është 42.3 miliardë dollarë. William W. Cargill themeloi gjigantin e agrobiznesit “Cargill Inc.” në 1865. Sot, 23 anëtarë të familjes Cargill-MacMillan zotërojnë 88% të kompanisë.

Dhe vendi i dhjetë është për familjet Boehringer dhe von Baumbach, vlera neto e të cilave është 42.2 miliardë dollarë. Këto familje kontrollojnë kompaninë farmaceutike gjermane “Boehringer Ingelheim”.


TË NGJASHME