HomeSport

10 futbollistët që pritet të ndezin merkaton e verës

Transferimi i Neymar te PSG, ndryshoi krejtësisht merkaton e futbollistëve. Tanimë, klauzolat në kontratë, nuk përbëjnë asnjë problem, por janë thjesht shifra dhe detaje. Merkato e verës, këtë vit pritet të jetë me të vërtetë e nxehtë. Deri tani, flitet për shumë transferime yjesh vlera e të cilëve, shkon në minimalisht 100 milionë euro. Ja cilët janë 10 futbollistët që pritet yë ndezin merkaton e kësaj vere dhe me një vlerë relativisht të lartë:

Paulo Dybala(Juventus)-vlerësohet 100 milion euro. Atletico Madrid, Bayern Munich e Man.United janë ekipet e interesuara për sulmuesin argjentinas.

Christian Eriksen(Tottenham)-vlerësohet 100 milion euro. Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Real Madrid.

Antoine Griezmann(Atletico Madrid)-vlerësohet 125 milion euro. Ka njoftuar lamtumirën, Barcelona pritet të jetë ekipi i tij i ri.

Jadon Sancho(B.Dortumud)-vlerësohet 120 milion euro. Real Madrid dhe Man.City janë në garë për shërbimet e sulmuesit.


Paul Pogba(Man.United)-vlerësohet 100 milion euro. Juventus apo Real Madrid, kë do zgjedh Pogba?

Eden Hazard(Chelsea)-vlerësohet 100 milion euro. Ekipi i tij i ardhshëm pritet të jetë Real Madrid.

Isco(Real Madrid)-vlerësohet 100 milion euro. PSG pritet të jetë ekipi i ardhshëm i spanjollit.

Joao Felix(Benfika)-vlerësohet 120 milion euro. Man.United dhe Barcelona janë të gatshme të paguajnë për talentin portugez.

Philippe Coutinho(Barcelona)-vlerësohet 100 milion euro. Chelsea, Juve dhe PSG janë ekipe e interesuara për brazilianin.


TË NGJASHME