HomeShowbiz

10 gjëra që nuk i dinit për The Weeknd

Janë shumë gjëra të tjera për të ditur dhe për të dashur tek The Weeknd përveç zërit të tij të mrekullueshëm.

Më poshtë kemi listuar 10 gjëra të cilat nuk i keni ditur për The Weeknd.

1. Emri i tij i vërtetë nuk është The Weeknd:
Por besoj se tani duhet ta keni kuptuar këtë gjë. Emri i vërtetë i këngëtarit është Abel Makonnen Tasfaye. Thuhet se ai e urrente emrin e tij të vërtetë kështuqë ai krijoi emrin e tij të skenes The Weeknd sepse tingëllonte më bukur. Ai hoqi shkronjën “e” nga fjala “weekend” për shkak të të drejtave të autorit pasi të njëjtin emër e kishte një bandë muzike në Kanada.

2. Në horoskop ai është Ujori:
The Weeknd ka lindur më 16 shkurt 1990, duke e bërë atë me shenjë horoskopi të njëjtë me disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë si Harry Styles, Justin Timberlake, Ed Sheeran dhe Shakira.

3. Ai është Kanadez:
Mendoj se është e kuptueshme se shumica e yjeve më të mëdhenj të momentit janë kanadezë. Ryan Gosling, Ryan Reynolds, Justin Bieber, Drake dhe Celine dion janë disa nga të famshmit më të njohur që janë nga Kanadaja. The Weeknd lindi dhe u rrit në Scarbotough, Ontario, Kanada.

4. Ai nuk e ka mbaruar shkollën e mesme
Në moshën 17 vjeçare ai e la shkollën dhe i kërkoi shokut të tij të ngushtë La Mar Taylor që të bashkohej me të. Në një intervistë për grevistën New York Times ai ka thënë se ka qëndruar në një shtëpi me vetëm një dhomë gjumi me Taylorin dhe me një shok tjetër dhe shpesh merrnin drogëra të ndryshme si: MDMA, Xanax, kokainë, kërpudha dhe ketaminë.
Shumë nga yjet të cilët ne njohim sot nuk e kanë përfunduar shkollën sepse e kanë lënë atë në mënyrë që të ndiqnin ëndrrën e tyre me kohë të plotë.

5. Emri i i grupit të tij nuk ka kuptimin që mendoni ju:
Emri i grupit të The Weeknd është XO dhe ka një kuptim më të thellë se sa mendojmë ne. Disa nga fansat e tij mendojnë se XO ka kuptimin “puthje përqafime”. Megjithatë ne kemi konfirmim se shkronjat përfaqësojnë drogërat Ekstazi dhe OksiKontinë. Duke pasur parasysh se sa shpesh përdoren emërtimet e drogërave në tekstet e tij, kjo ka kuptim.

6. Ai qëndroi në qytetin e tij për një kohë të gjatë:
Deri në moshën 21-vjeçare The Weeknd nuk u largua kurrë nga qyteti i tij. Ai ishte përkufizimi i shprehjes “lindur në Kanada, rritur në Kanada, vdekur në Kanada”, kjo deri në momentin që ai u bë një yll i madh dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për tu bërë një yll akoma më i madh. Tani ai jeton në një shtëpi me qera në Hollywood Hills.

7. Ai është fans i madh i Michael Jackson
The Weeknd ka shprehur dëshirën që një ditë të ketë po aq ndikim sa pati edhe Michael Jackson.

8. Ai nuk do që të jetë në qendër të vëmendjes
Edhe pse ai është një këngëtar i famshëm, The Weeknd urren të bëjë gjërat që këngëtarëve të tjerë u kërkohet të bëjnë, si për shembull të bëjë foto. Mesa duket ai ishte shumë i pasigurtë dhe e urrente mënyrën se si dukej pra ai i shmanget fotove madje kërkon që ta presin edhe nga foto ku ai ka dalë rastësisht.

9. Ai ka një ritual para çdo koncerti:
Para se të fillojë një koncert, Abel rregullon energjinë e tij duke dëgjuar këngën e Michel Jackson “Off the Wall”. Nuk është për tu habitur kjo pasi më lart mësuam se Michael Jackson është idhulli i tij.

10. Ai nuk i di të gjitha tekstet e tij:
Kjo mund t’ju shokojë por këngëtari i famshëm ka thënë se ai nuk i mban mend të gjitha tekstet e tij dhe i lexon ato pak para se te dalë në skenë. Nëse ndonjëherë ke dëgjuar The Weeknd duke kënduar dhe nuk e ke kuptuar se çfarë po thotë atëhere mos e mundo shumë veten sepse me shumë siguri as ai vetë ndoshta nuk e di se çfarë po thotë.

TATANI


TË NGJASHME