HomeLajme

10 historitë e famshme të dashurisë

Historitë e famshme të dashurisë nuk kanë kohë, ato janë të përjetshme. Dashuria është ndjenja që na bën unik, njerëzor dhe të gjallë. Flasin për të librat, muzika, kinemaja. Përherë kjo ndjenjë ka nxitur luftra, drama e rrëfime. Këtu do tju listojmë 10 historitë e paharrueshme të dashurisë.

  1. Marie dhe Pier Kurie, partnerë në dashuri dhe në shkencë

Marie kalonte çdo minutë kohë të lirë duke studiuar në laborator. Kështu ajo i ra në sy Pier Kurie, i cili ishte drejtori i një prej laboratorëve ku ajo punonte. Ai i bëri asaj propozime të shumta martese deri sa ajo pranoi. Ata u martuan më në fund, në vitin 1895 dhe filluan kështu lidhjen e tyre të famshme. Tre vite më vonë ato zbuluan poloniumin dhe radiumin.

  1. Eni Oaklei dhe Frenk Batler, gjuajtësit e talentuar që frymëzuan “musical” amerikan

Eni Oaklei nga Ohajo ishte një vajzë çapkëne, e cila shumë shpejt u bë e njohur si qitëse e talentuar. Frank Butler, i cili ishte qitës me famë në atë kohë, u habit pa masë kur i thanë se një vajzë e re kishte pranuar sfidën e tij për të mundur këdo. Por në fakt, vajza e re e fitoi konkursin dhe e mundi atë. Ajo fitoi gjithashtu dhe zemrën e tij. Ata u martuan në vitin 1882.

  1. Viktoria dhe Alberti, mbretëresha angleze që vajtoi bashkëshortin për 41 vite

Mbretëresha Viktoria dhe Princi Albert u martuan më 1840. Çifti pati nëntë fëmijë dhe Viktoria ishte shumë e dashuruar pas bashkëshortit të saj. Kur Alberti vdiq më 1861 ajo nuk u shfaq në publik për tre vjet rresht. Izolimi i saj i gjatë shkaktoi kritika publike. Sidoqoftë, nën influencën e kryeministrit Benxhamin Disraeli, Viktoria iu rikthye jetës publike në vitin 1866. Por Viktora, s’reshi kurrë së vajtuari për princin e saj të dashur, duke u veshur me të zeza deri në fund të jetës së saj.

  1. Robert dhe Elizabeth Brouning, një histori dashurie sekrete mes dy poetëve legjendarë

Historia e dy poetëve përmban gjithë elementët e duhur për një histori romantike, shoqërimin e fshehtë me njëri tjetrin, arratisjen, poezitë e dashurisë dhe peizazhin piktoresk italian. Elizbeth shkruante poezi që kur ishte e vogël dhe botoi një libër “Poems” në vitin 1844. Shkrimet e saj tërhoqën vëmendjen e Brouning, i cili ishte poet. Ata u detyruan të arratisen në Itali pas kundërshtimit të babait të Elizabeth për martesën.

  1. Abigail dhe Xhon Adams, një histori dashurie gjysmëshekullore gjatë luftës revolucionar

Edhe pse ajo jetoi në një kohë, kur pjesa më e madhe e grave nuk ishin të arsimuar, Abigail Adams mësoi të lexonte dhe të ishte në kontakt me ngjarjet e momentit në vend. Intelekti i Abigail tërhoqi vëmendjen e avokatit të ri, Xhon Adams dhe ata u martuan në vitin 1764. Ishte një dashuri intelektuale dhe romantike që do të zgjaste për 50 vjet. Gjatë kohës që Adams ishte larg shtëpisë, ata i shkruanin njëri tjetrit letra të gjata romantike.

  1. Shah Jahan dhe Mumtaz Mahal, perandori që ndërtoi Taxh Mahalin për gruan e tij

Perandori Shah Jahan ishte i dashuruar marrëzisht pas gruas së tij 15-vjeçare, Mumtaz Mahal. Ajo i dhuroi atij 14 fëmijë dhe u bë gruaja e tij e preferuar. Pas vdekjes së saj në 1629, perandori që mbajti zi për një kohë të gjatë për gruan e tij të dashur, vendosi të ndërtonte në nder të saj një monument.

  1. Alfred Lunt dhe Lin Fontan, çifti që “mbretëroi” 55 vite në Broduei

Lunt dhe Fontan u shfaqën në pjesën e parë teatrore së bashku, në vitin 1919. Ata u martuan tre vite më vonë. Rrallë ka ndodhur që një histori dashurie teatrale të zgjasë aq shumë ose të ketë një triumf të tillë. Për 55 vite ata ishin të pandashëm nga njëri tjetri.

  1. Shën Valentini

Historia e Shën Valentinit është e mbështjellë me mister. Një legjendë thotë se Valentini ishte një prift, i cili shërbente gjatë shekullit të tretë në Romë. Bëhet fjalë për kohën kur perandori Klaudius II vendosi që të nxirrte jashtë ligjit martesën për meshkujt e rinj, pasi mendonte se të pamartuarit ishin ushtarë më të zotët. Valentini, i cili e konsideronte padrejtësi një gjë të tillë, celebronte në fshehtësi martesat e të rinjve të dashuruar. Kur Klaudius e zbuloi një gjë të tillë, ai urdhëroi që Valentini të dënohej me vdekje. Sipas historive të tjera, Valentini mund të jetë vrarë ndërsa ndihmonte të krishterët të arratiseshin nga burgjet romake ku ata torturoheshin. Sipas një legjende tjetër, Valentini ia dërgoi përshëndetjen e parë vetes së tij. Ndërsa ishte në burg mendohet se Valentini u dashurua me një vajzë të re, e cila mund të ketë qenë e bija e rojës së burgut, e cila e vizitonte shpeshherë. Përpara se të vdiste mendohet se i mund t’i ketë lenë asaj një letër me firmën “Nga Valentini yt”.

  1. Xhon Alden dhe Prishila Mullins, një prej romancave të para të kolonive në SHBA

Historia e tyre ishte një nga romancat e para në kolonitë amerikane. Historia e tyre e dashurisë është e përjetësuar në një poemë të vitit 1858 të Henry Longfellou. Sipas poemës, Alden u njohu me Mullins, kur kapiteni i tij e dërgoi atë t’i thoshte vajzës së bukur se kishte rënë në dashuri me të. Mirëpo Alden dhe Mullins u dashuruan bashkë, megjithëse nuk mund ta shprehnin nga frika se mos fyenin kapitenin. Mirepo ata u martuan, lindën 11 fëmijë dhe janë ndër themeluesit e Duksberi në Masacusets.

  1. Mark Antoni dhe Kleopatra Faraonia e Egjiptit dhe gjenerali romak

Historia e dashurisë së faraones së fundit të Egjiptit dhe gjeneralit të pashëm romak skandalizoi gjithë shoqërinë romake dhe politikanët romakë. Ata u martuan në vitin 36 para Krishtit, por dashuria e tyre nuk pati fund të lumtur. Pavarësisht të gjitha rreziqeve, Mark Antoni dhe Kleopatra u martuan në vitin 36 Para Krishtit. Në vitin 31 para Krishtit, kur Mark Antoni dëgjoi në fushën e betejës lajmin e rremë se Kleopatra kishte vdekur, ai ra mbi shpatën e tij. E mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten duke përdorur një gjarpër helmues.


TË NGJASHME