HomeModa

10 këpucët Nike më unike në botë

Këpucë, atlete, shtëpi për këmbën, quajini si të doni, ne të gjithëve na duhen një palë.
Më poshtë do të gjeni një listë me këpucët më unike në botë:

10. Glass Nike
A nuk është e mërzitshme kur ju vishni një palë atlete por nuk mund të shihni se çfarë ka brenda? Po sikur të doni të shihni këmbën tuaj? Po sikur ju të keni veshur ca çorape të bukura dhe doni që bota ta marri vesh?
Për 100 dollarë ju mund të blini atletet Nike Glass.

9. Air Jordan XVI “Light Ginger”
Atletet u lançuan në vitin 2001 dhe janë shumë të rralla, por pse? Ironikisht, në fillimet e tyre atletet “Light Ginger” nuk ishin fare popullore. Por tani çmimi i tyre është rritur shumë dhe janë shumë të kërkuara.

8. Macklemore X Air Jordan 6
Ngjyra e këtyre atleteve është e frymëzuar nga ngjyra e kaktusit dhe kompania Nike ka bashkëpunuar me këngëtarin Macklemore për dizenjimin e këtyre atleteve që kanë një çmim prej 25 mijë dollarësh.

7. Nike Air Yeezy 1 (Grammy Prototype)
Këto atlete janë të njëjtat me ato që Kanye West veshi në skenën e Grammy Awards për të treguar partneritetin që do të kishte me kompaninë Nike në vitin 2008. Këto janë atletet e para të dizenjuara nga Kanye dhe kanë një çmim nga 50 mijë dollarë – 75 mijë dollarë.

6. Nike Christmas Promo Shoes
Këto atlete kanë njerëz të vegjël prej dëbore në dizajnin e tyre. Kaq duhet të jetë mjaftueshëm për t’ju bërë ju të dëshironi një palë të tilla.

5. Splatter Air Force 1
Nëse ndonjëherë keni parë një palë këpucë të bardha dhe keni menduar “janë të bukura por do doja të kishin pasur më shumë ngjyra”, atëhere këto janë këpucët që ju duhen. Në pamje të parë ato duken sikur i ka ngjyrosur një person që i dridhen shumë duart por këto këpucë janë perfekte për të gjithë ata që pëlqejnë artin abstrakt.

4. Nes Jordans
Sigurisht qe e ke menduar shpesh herë se këpucët e tua tregojnë se ty të pëlqen modeli Jordans “por si t’ja tregoj njerëzve që mua gjithashtu më pëlqejnë lojërat e vjetra të Nintendos?” epo në këtë rast kompania Nike ka diçka për ty. Ky model i këpucëve ka ngjyrat e kompjuterave Nintendo dhe gjithashtu ka edhe butona funksionalë në pjesën e pasme të këpucës. Fatkeqësisht nuk mund të luash lojëra brenda në të.

3. Space Jam
Tani po hyjmë në territorin e këpucëve shumë të rralla, ato që janë të vetmet në llojin e tyre. Sepse këto këpucë nuk janë të disponueshme nga Nike, kjo është një punë nga artisti i këpucëve dhe youtuberi Sierato. Nëse ti je fans i këpucëve Jordans atëhere ti duhet ta shikosh punën e tij. Çdo model që ai krijon është unik në llojin e tij por modeli që bie më shumë në sy janë këpucët Space Jam, kjo për shkak të detajeve që ai ka pikturuar në to.

2. Back to the Future
Të gjithë ata që e kanë parë filmin “Back to the future” kanë vënë re një detaj interesant, këpucët e Marty McFly. Në vitin 2015 kompania Nike vendosi t’i jepte botës një version të vërtetë të këpucëve nga filmi i vitit 1985. Në film, dritat e këpucëve u realizuan me efekte speciale, por tani, pas 3 dekadave, me evolimin e teknologjisë Nike ishte në gjendje të sillte në jetë këpucët dritat e të cilave furnizohen nga një bateri dhe kanë lidhëse që mund të lidhen vetë. Janë prodhuar vetëm 100 palë këpucë të këtij modeli dhe vlera e tyre është 26.000 dollarë.

1. Red October
Këto mund të jenë këpucët më unike në historinë e këpucëve Nike. Në një nivel sipërfaqësor këto këpucë nuk duket të kenë ndonjë gjë të veçantë, janë thjeshtë të kuqe. Megjithatë, edhe pse janë vetëm të kuqe, këto këpucë janë dizenjuar nga vetë Kanye West dhe janë bërë përkufizimi i këpucëve ikonë. Çmimi i tyre shkon rreth 8.000 dollarë ndërsa në eBay arrin edhe në miliona.

TATANI


TË NGJASHME