HomeShëndeti

10 mënyra për të parandaluar virozat e stinës!

Ndryshimi i stinëve po sjell me vete edhe ftohjen me gripin. Ndryshimet e temperaturave, moti i paqëndrueshëm bëjnë që imuniteti i trupit të bjerë duke e bërë kështu më të predispozuar për t’u ftohur. Mirëpo, ka disa mënyra si të mbroni shëndetin nga virozat e stinës.

  1. Qëndroni ngrohtë. Mbajtja ngrohtë e trupit parandalon kollën, ftohjen dhe gripin. Të dridhurat e trupit ulin sistemin imunitar dhe e bënë më të lehtë trupin për t’u ftohur.
  2. Lani vazhdimisht duart. Ajri është i mbushur me baktere dhe një pjesë të tyre i marrim përmes frymëmarrjes. Por, kur duart prekin objekte të ndryshme dhe ato nuk lahen, kjo do të bëjë që mikrobet që ndodhen në to t’i transmetojmë në gojë, sy, hundë duke shkaktuar grip, infeksione dhe ftohje.
  3. Vishuni sipas motit. Dalja e diellit mund të gënjejë lidhur me temperaturat e jashtme dhe mund të bëjë që të visheni më hollë, por kjo do të shkaktojë prishje të temperaturës së trupit dhe sistemit imunitar, duke e bërë trupin më të prekshëm ndaj ftohjeve.
  4. Shmnagni vendet me shumë njerëz dhe dhomat, apo zyrat shumë të ngrohta. Për shkak të dimrit, njerëzit tentojnë të rrinë afër njëri-tjetrit, apo kondicioneri të ngrohë dhomën për gjithë ditën. Mirëpo kjo duhet shmangur, pasi mikrobet e personave të sëmurë do të ruhen në ajër dhe do të përçohen tek të tjerët. Gjithashtu, kur nuk ka mjaftueshëm oksigjen, apo ajrosje të dhomës mund të krijohen probleme me frymëmarrjen, që mund të shkojë deri në astmë.
  5. Pini sa më shumë çaj bimor. Çaji bimor do të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e antitrupave për luftimin e baktereve dhe mikrobeve në organizëm.
  6. Merrni suplemente zinku dhe përdorni hudhrën në gatime. Minerali i zinkut është thelbësor për trupin për të luftuar ftohjet dhe nxisë një sistem imunitar të fortë. Burime të mira ushqimore për zinkun janë mishi, veza, ushqimet e detit, gruri etj.. Gjithashtu, edhe vitamina C duhet marrë me shumicë për një sistem imunitar të fortë. Ndërsa, hudhra është një antibiotik natyral për shëndetin dhe luftimin e infeksioneve dhe baktereve.
  7. Pini shumë ujë. Mjekët rekomandojnë që të paktën 8 gota uji duhet të pihen, në ditë në mënyrë që trupi të qëndrojë i hidratuar. Gjithashtu, uji ndihmon në mirëfunksionimin e veshkave, hidratimin e muskujve të ngrirë nga të ftohurat dhe lehtësimin e dhimbjeve të tyre si dhe largimin e infeksioneve.
  8. Flini gjumë mjaftueshëm dhe të qetë. Mungesa e gjumit e bën trupin më të prirur drejt infeksioneve. Gjithashtu, edhe gjendja e humorit ndihmon në luftimin e infeksioneve, largimin e stresit si dhe relaksimin e muskujve.
  9. Bëni ushtrime ose ecje të gjata. Lëvizja dhe ushtrimet forcojnë imunitetin e trupit dhe aktivitetin e mirë të muskujve dhe organeve të brendshme. Në këtë mënyrë, ato do të funksionojnë me kapacitetin e plotë të tyre, duke shmangur ftohjen dhe gripin.
  10. Merrni shtesë suplemente me vitamina dhe probiotikë. Marrja e multivitaminave të përditshme do të forcojë imunitetin dhe do të mbaje trupin larg gripit dhe sëmundjeve. Sistemi tretës do të jetë më i mirë dhe se toksinat do të largohen më shpejt nga trupi, duke bërë që qelizat të funksionojnë siç duhet.

TË NGJASHME