HomeSociale

10 mënyra se si të ndiheni më mirë me veten

Na ndodh të gjithëve, në periudha të ndryshme për arsye të ndryshme të gjendemi të pamotivuar, si të humbur, sikur asgjë nuk po shkon në vendin e vet, të rënë shpirtërisht, të futur në vorbullën e melankolisë dhe merzitjes.Bota mund të jetë e egër dhe aspak tolerante hera herës, dhe në këtë mënyrë shpesh gjendemi të humbur , të pashpresë, pa asnjë zgjidhje në dorë.Por sipas një legjende të vjetër, gjë që shumë e kanë kthyer edhe në supersticion të tyrin, thuhet që pas cdo të keqe ka një të mirë dhe pas cdo të mire ka nje të keqe.Ndonjëherë është mirë ti kalosh këto faza të errëta të jetës, sepse të bën mirë për reflektimin kundrejt vetes tonë e më pas ndaj të tjerëve.Vjen një pikë nga hici, dhe i jep zgjidhje të gjitha gjërave.Një dite kur isha duke kaluar pikërisht këtë lloj periudhe të errët, krijova një liste të gjërave që më pelqenin më shumë dhe më bënin të ndjehesha mirë.Këtu do tju tregoj disa prej tyre.

  1. Bëj një program specifik për gjërat që do

Hap nje kalendar në telefonin tënd, dhe bëj një programim të mirë të gjërave që ti do të bësh në një dite të caktuar që do tja kushtosh të gjithën vetes tënde.Zgjidh një ditë që ti do dhe je e lire, dhe bej gjerat qe do ti te besh jo gjerat qe ti duhet të bësh.Këtu është diferenca.Jeta është shumë e shkurtër për të shënuar në kalendar takimet, eventet, telefonata pune etj.Mundohu të shënosh gjërat që ty të bëjnë të ndihesh mirë dhe i shijon.

2. Shpenzo për veten

Ti punon shumë për të nxjerë lekët e tua, ashtu sikurse edhe ekspertët këshillojnë, shko dhe shpenzo për veten.Bli cfarë të bën ty të ndihesh mirë.Nëse është një libër motivues, blije, do të shohësh një film komik, shko, do të besh pedikyr, bëje.Nuk ka rëndësi se cfarë është thjesht shko dhe bëje.

3. Beso në veten tënde

Kur gjërat janë aq sfiduese sa janë, nuk të mbetet gjë tjeter vecse thjesht të besosh në veten tënde.Mendo se cfarë të ka bërë të jesh aty ku je, dhe dije që i njëjti besim do të të cojë përpara.Nëse e ke bërë një herë, dil dhe bërtit me të madhe dhe tregoji botës se ti mundesh sërisht.

4. Foli vetes pozitivisht

Thuaji vetes atë gjë që të bën të ndihesh mirë.Ti me mirë se kushdo tjetër e di të duhuren.Gjëra që fillojnë me “jam shumë mirë dhe mund të bëj cfarë të dua”….dhe duhet të vazhdojë me”…dhe une e di edhe thelle në shpirtin tim, që kjo është e vërtetë.”Jo vetëm që do të ndryshojë trajektoren e të parit gjërat ndryshe por do të të bëjë të ndihesh shumë herë më mirë dhe me më shumë vetbesim dhe pozitivitet.

5. Dil për nje ecje

Duket e thjeshtë, sepse e tillë është.Thjesht dil për një ecje.Dil në natyrë dhe shiko botën.Ndërkohë që je aty, nuhat aroma, dëgjo tinguj dhe ndjej se si era fryn.Kaq lirë janë gjërat që na bëjnë të ndihemi mirë.Kjo është njëra prej tyre.Oh, dhe nëse do të bësh një super trajtim spiritual tjetër, bëj një ecje në shi.Nuk mund ta besosh se sa shumë mund të të ndryshojë mënyrën e të menduarit dhe të të ndjerit.

6. Dëgjo muzikë

Përdore teknologjinë në avantazhin tënd, duke dëgjuar në sfond muzikën që të bën të ndjehesh mirë.Vetem ti e di më se miri se cila këngë të con në një botë tjetër.Lejoje veten të shkosh larg, shumë larg vetem nëpërmjet magjisë së tingujve.

7. Lexo

Leximi është terapi më vete.Kap librin tënd të preferuar, edhe pse mund ta kesh lexuar mbi 5 herë , nuk bën dëm nëse e lexoon 6.Ne momente te ndryshme i japim botekuptim tjeter gjërave.Vetem ti e di më mirë se cili është i duhuri për ty.Pak arratisje në imagjinatë nuk bën gjë tjetër vecse mirë.

8. Bëni bamirësi

Ndihesh mirë kur bën mirë. Kjo është universale.Të bësh bamirësi të jep një dozë të mirë seretonine, që jo vetëm do të ndryshojë humorin tënd, por gjithashtu do të keni për ditë me radhë atë ndjesinë e ngrohtësisë dhe mbushjes së shpirtit.

9. Shiko veten në pasqyrë dhe komplimentoje

Komplimentat janë fjalë që bëjnë magji shpirtërore.Për sa kohë ju bën të tjerëve, nuk quheni egoistë nëse ja bëni edhe vetes.Modestia ka vendin e vet,dhe ti e di limitin.

10. Telefono dikë dhe thuaji sa i rëndësishëm është për ty

Sa mirë mund të ndihesh të kesh përballë një mikun tënd dhe ti thuash se sa i rëndësishëm është për ty.Ti hapësh zemrën në mënyrën më paqësore të mundshme.Imagjino se si mund të ndiheshe ti sikur dikush i dalë nga hici, pra dikush që ke kohë që nuk ke folur, të telefonon dhe të thotë se sa njeri i mirë ti je.Tani mendo se cfarë mund të bësh ti për atë.Bëje.

M.D/ GotaNews


TË NGJASHME