HomeSociale

Soreca: Duhet të jemi të disiplinuar në luftën kundër COVID-19

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, tha në një video-mesazh në Tëitter se pjesa e parë e ndihmës përfshin 120 mijë doreza, 2 mijë mbrojtëse për fytyrën dhe 1 mij litra dezinfektant.

Më tej SOreca tha se në 10 ditët e ardhshme do të mbërrijë pjesa tjetër e ndihmave.

Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër COVID-19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar të gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme” shkruan ndër të tjera ambasadori i BE.

Këtë të hënë ka mbërritur pjesa e parë e ndihmave materiale të Bashkimit Europian, që janë pjesë e një donacioni 4 milionë euro nga BE për Ministrinë e Shëndetësisë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME