HomeTeknologji

10 orë për të postuar diçka…/ Ja pse ranë rrjetet sociale të Zuckenberg

Facebook dhe Instagram janë rikthyer në funksion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë pas një ndërprerjeje që zgjati më shumë se 10 orë.

Dhjetra mijëra përdorues u ankuan që aplikacionet dhe faqet e internetit nuk do të ngarkonin më përmbajtjen, duke përfshirë statusin, fotot dhe videot.

Ndjekësi i trafikut online Down Detector filloi regjistrimin e disa qindra ankesave në lidhje me Instagramin në orën 14 pasdite të së mërkurës. Kjo u pasua pastaj te Facebook vetëm para orës 15:00.

Facebook konfirmoi te “The Sun” se kishte një problem me aplikacionet e saj dhe ishte duke punuar sa më shpejt që të ishte e mundur për ta rregulluar atë.

Përdoruesit u ankuan se hyrjet, ngarkimi i përmbajtjeve dhe as faqet e internetit nuk funksiononin.

Sipas një harte të ndërprerjeve të drejtpërdrejta, çështja kryesisht ndikoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën qendrore.


TË NGJASHME