HomeLajme

10 polícë të plágosur nga tifozët e huaj në Tiranë, 60 shtetas përfundojnë në Komisariate

Sot pas mesnatës Polícia e Shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me trazirat e zhvilluara në kryeqytet nga grupet e tifozerive të Romës dhe Feyenood. Sipas tyre, në pérplasje janë përdorur gurë, shishe qelqi, shkopinj dhe mjete të tjera, të cilat kanë lënë të lënduar 10 punonjës polície dhe një mjet të uniformave blu.

Mësohet se janë shoqëruar në komisariate 60 shtetas nga grupet e tifozerive , ku 48 persona janë italianë dhe 12 janë shtetas holandezë.

Njoftimi i polícisë

Tiranë/Informacion paraprak

Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përpláseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër. Shërbimet e Polícisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhùnshme kanë godítur punonjësit e Polícisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplásur me shërbimet e Polícisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj. Si pasojë e dhùnës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Polície dhe është dëmtuar një automjet polície.

Shërbimet e Polícisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Polícisë 60 shtetas nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhùnshme. Polícia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhùnshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin.

Polícia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkátërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në “Air Albania”. Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon lígji. Polícia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos provokohen nga individë apo grupe tifozësh që mund të jenë nën efektin e alkoolit dhe të njoftojnë menjëherë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo tentativë të prishjes së rendit dhe sigurisë.


TË NGJASHME