HomeLajme

10 Pyetjet më të mëdha për të cilat shkenca nuk ka një përgjigje

Nga natyra e universit deri në qëllimin e ëndrrave, ka shumë gjëra që ende nuk i dimë – por mund ti dimë së shpejti.

Këtu janë disa nga pyetjet më të mëdha që vazhdojnë të sfidojnë shkencën.

1-Cfare ekzistoi para Big-Bang?

A ka ekzistuar universi gjithmonë? Apo kishte diçka para tij? Për të zbuluar kete, na duhet një teori më e përsosur e gravitetit kuantik dhe një konceptim i ri i kohës.

2-Pse hapësira ka tre dimensione?

Universi mund të zhdukej nese nuk do te ishte për tre dimensionet e njohura, por teoritë thonë se duhet të ketë më shumë. Cfarë po humbasim?

3-Sa kohë jeton një proton?

Ata janë zemra thelbësore e çdo atomi dhe ne kurrë nuk kemi parë që protoni të ndahet. Por ata nuk mund të jetojnë përgjithmonë – apo munden?

4-Si filloi jeta?

Katër miliardë vjet më parë, disa kimikate të thjeshta u mblodhën dhe krijuan biologjinë – u shfaqën molekulat e para të afta për të riprodhuar veten e tyre. Por, si munden kimikatet themelore të pranishme në Tokën e hershme te vendosen spontanisht në diçka që i ngjan jetës?

5-A jemi vetëm në univers?

Mbase jo. Astronomët kanë kerkuar pothuaj gjithe universin për vende ku molekulat e ujit mund të kenë cuar ne krijimin e jetës.

6-Pse ëndërrojmë?

Ne kalojmë rreth një te treten e jetës sonë duke fjetur. Shkencëtarët janë ende në kërkim të një shpjegimi të plotë se pse ne ëndërrojmë.

7-A është i mundur udhëtimi ne kohë?

Udhëtarët e kohës tashmë ecin mes nesh. Falë teorisë së relativitetit të veçantë të Ajnshtajnit, astronautët që orbitojne ne Hapësirë përjetojne nje udhetim ne kohe. Me atë shpejtësi efekti është i vogël, por rritja e shpejtësisë dhe e efektit do të thotë që një ditë njerëzit mund të udhëtojnë mijëra vjet në të ardhmen.

8-A është Universi vërtet i pafund?

Shkenca nuk mund të na thotë dot me siguri nëse universi është i pafund apo i kufizuar.

9-Nga rrjedh vetëdija?

Ne njerëzit kemi një vetëdije për ambjentin tonë dhe gjithashtu për veten. Disa fe e shpjegojnë vetëdijen si një dhuratë nga Zoti, të ngulitur në trupat tanë për të na udhëhequr nëpër këtë botë. Shkencëtarët kanë përcaktuar që kafshët, siç janë qentë, me siguri kanë vetëdije, por që është një nivel më i ulët i vetëdijes sesa ai i njerëzve.

10-Cfarë ndodh kur vdesim?

Gjithkush në kete planet do të donte një ide më të mirë se çfarë u ndodh atyre pasi vdesin. Subjekti i jetës së përtejme – ose mungesa e saj – është një nga pyetjet më të vjetra që shqetësojnë njerëzimin. Përsëri feja shpjegon se ka jetë pas vdekjes. Por për shkencëtarët kjo ceshtje është ende një paqartë e madhe.


TË NGJASHME