HomeLifestyle

10 serialet më të mirë Netflix, për tu parë në 2020

netflix

Të detyruar për të qëndruar në shtëpi nga situata e jashtëzakonshme nga koronavirusi, televizioni është një nga mënyrat për të kaluar një pjesë të ditës. Platforma e famshme në mbarë botën Netflix, ka më shumë se 150 filma dhe seriale origjinale. Mbi 1 pentabyte memorie e dedikuar, i siguron klientëve të saj, zgjedhje të shumta për tu shikuar dita ditës. Ne kemi bërë një listë të domosdoshme të 10 serialeve më të mira Netflix për tu shikuar në vitin 2020, nëse nuk i keni shikuar tashmë.

10. Next in Fashion

Tetëmbëdhjetë stilistë vizatojnë, presin dhe qepin për mundësinë për të fituar një çmim të hollash prej 250,000 dollarësh. Fituesit i është dhënë gjithashtu mundësia për të shitur linjën e tij të veshjeve në Net-a-Porter. Shfaqja drejtohet nga Alexa Chung dhe Tan France të cilët kanë kimi të përsosur me njëri tjetrin, duke e bërë konkursin të tregojë një maratonë inovative drejt përsosjes të stilit dhe modës.

Next in Fashion vlerësohet 7.4 në IMDB dhe 91% në Rotten Tomatoes.

9. Mindhunter

Agjentët e FBI-së Holden Ford dhe Bill Tench përpiqen të kuptojnë dhe të kapin vrasësit serial duke studiuar psikologjinë e tyre. Regjisori i nominuar për Oscar, David Fincher dhe aktorja fituese e çmimit Oscar Charlize Theron, janë ndër prodhuesit ekzekutiv të shfaqjes.

Mind Hunter vlerësohet 8.7 në IMDB dhe 97% në Rotten Tomatoes.

8.Mesia

Një oficer i CIA-s heton një figurë karizmatike, ndjekësit e së cilit besojnë se ai mund të bëjë mrekulli. Prodhuesit e serialit janë treguar të vëmëndshëm për të futur detajet e shkrimeve fetare kristiane dhe muslimane, lidhur me kthimin e Jezu Krishtit. Dualiteti dhe dyshimi midis shpëtimtarit dhe mashtruesit do t’ju mbajnë përpara ekranit deri në fund.

Mesia vlerësohet 7.7 në IMDB dhe 42% në Rotten Tomatoes.

7. The Witcher

Një gjahtar mbinatyror përbindëshash, Geralt, lufton midis detyrave të tij si një gjahtar dhe natyrës së tij njerëzore. Seriali bazohet në librat e autorit polak Sapkowski dhe gjithashtu serisë së lojërave elektronike, kështu që fansat e zhanerit fantazu dhe aksion, e dinë çfarë të presin. Geralt, i luajtur nga Henry Cavill, futet në një konflikt midis dy perandorive, Mbretërive të Veriut dhe Perandorisë Nilfgaardian. Detajet skenike, aksioni dhe skenat e seksit, do ta bëjnë Game of Thrones të duket si diçka amatore.

The Witcher vlerësohet 8.3 në IMDB dhe 67% në Rotten Tomatoes.

6. Love is Blind

Spektakli i takimeve në Netflix, synon të martojë garuesit para se ata të shohin njëri-tjetrin. Pjesëmarrësit komunikojnë me njëri-tjetrin vetëm nga hapësira të izoluara dhe vendosin të lidhen bazuar vetëm nga bisedat. Pas prezantimit të parë, ata jetojnë së bashku për një muaj dhe hapi i fundit është një martesë zyrtare.

Love is Blind vlerësohet 6 në IMDB dhe 70% në Rotten Tomatoes.

5. Stranger Things

Kjo është një nga shfaqjet më të mëdha të dramave fantashkencë të prodhuara ndonjëherë nga Netflix. Seriali zhvillohet në skenarin e vitit 1983 i një grupi fëmijësh që dëshmojnë veprimtari të mbinatyrshme dhe mistike. Ky serial do t’ju tërheqë vëmendjen dhe do t`ju katapultojë në realitetin e tyre. Aktorja Ëinona Ryder mori një Golden Globe për portretizimin e Joyce Byers.

Stranger Things vlerësohet 8.8 në IMDB dhe 93% në Rotten Tomatoes.

4. Peaky Blinders

Historia përqendrohet në Bandën e famshme britanike nga Birmingham, në shekullin e 19.

Peaky Blinders, tërhoqi vëmendjen e çdo fansi të historisë, dramës kriminale dhe zhanerit thriller. Seriali bazohet në historinë e jetës reale të liderit të bandës, Gil Gilber, dhe personazhit imagjinar Tommy Shelby, i cili është portretizuar nga Cillian Murphy. Çdo episod do t’ju tërheqë më thellë në historinë e ngjarjeve, të cilat zhvillohen në mënyrë të paparishikuar. Skenat e detajuara saktë nga lagjja e famshme e Birmingamit, Small Heath në 1920, zhvillimet e paparashikuara dhe ngjarjet historike do t’ju bëjnë të harroni punët tuaja të përditshme me orë të tëra.

Peaky Blinders vlerësohet 8.8 në IMDB dhe 92% në Rotten Tomatoes.

3. Sex Education

Nxënësi i ndrojtur i shkollës së mesme, Otis, do t’ju sjellë të qeshur pamasë në këtë komedi të rrallë, të mrekullueshme, pasi ai merr një edukim të veçantë mbi seksin gjatë secilës episod. Ai jeton me nënën e tij, Jean e cila është një terapiste seksi dhe e ka mbushur shtëpinë me manuale të edukimit seksual, duke e transformuar djalin e saj në  një ekspert të kësaj fushe.

Sex Education vlerësohet 8.3 në IMDB dhe 94% në Rotten Tomatoes.

2. Better Call Saul

Saul Goodman, një avokat penalist, moralisht i papërshtatshëm, është personazhi kryesor në këtë serial. Ai erdhi në jetë si avokat në serialin e famshëm, Breaking Bad. Saul Goodman është një personazh shumë karizmatik i cili ndihmon në mënyrë “të ligjshme”, kriminelë të ndryshëm. Personaliteti i personazhit bindi prodhuesit që të prodhojnë një serial të dedikuar për avokatin e pazakontë.

Better Call Saul vlerësohet 8.7 në IMDB dhe 97% në Rotten Tomatoes.

1.Breaking Bad

Ky është një serial i zhanerit krimi me motive neo-ëestern amerikan. Një mësues i kimisë i diagnostikuar befasisht si i sëmurë terminal, Ëalter Ëhite, merr një vendim drastik për të hyrë në industrinë e drogës në mënyrë që të sigurojë para të mjaftueshme për të lënë pas për familjen e tij. Plani për të lënë disa të holla pas vdekjes së tij, ndryshon gjatë zhvillimit të ngjarjes duke e transformuar personazhin nga një njeri të qetë dhe të  rregullt në një kriminel të paskrupullt, që deri në fund lufton midis pasurimit të paligjshëm dhe të drejtës morale.

Better Call Saul vlerësohet 9.5 në IMDB dhe 96% në Rotten Tomatoes.


TË NGJASHME