HomeSociale

10 shtetet ku jetojnë më shumë shqiptarë

Këto janë 10 vendet ku më së shumti emigrojnë shqiptarët.

  1. SHBA

Shqiptari i parë i dokumentuar që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara ishte Kolë Kristofori, i cili zbarkoj në Boston në fillim të viteve 1880-të dhe mbahet mend si pioner i grupit etnik shqiptar në SHBA. Kjo ishte deri në vitet 1900, megjithatë një numër i madh i shqiptarëve arritën në Bregun Lindor të SHBA-së: pjesa më e madhe e tyre ishin të rinjë të pamartuar nga jugu i Shqipërisë .

Në vitin 2005 në SHBA, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë, jetonin dhe punonin 113.661 shtetas shqiptarë. Sipas të dhënave nga një studim i vitit 2008 të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ka 201,118 amerikanë me prejardhje të plotë ose të pjesshme shqiptare. Ndërsa projekti “NJË KOMB” tregon se Shqiptarët në Amerikë në 2016 kanë qenë 800 mijë deri në 1 milionë. Zonat me popullsi më të madhe e amerikanëve me prejardhje shqiptare janë New York City, New York, Boston, Massachusetts, New Jersey, Chicago, dhe Connecticut, Detroit, Michigan.

2. Greqia

Komunitetet shqiptare në Greqi ndahen në disa komunitete të ndryshme, si rezultat i valëve të ndryshme të mërgimit. .Një prej komuniteteve janë  Çamët.

. Ata u dëbuan me dhunë nga nga Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore nga grekët.Në fund të vitit 1990, mbi 20 mijë shtetas shqiptarë u larguan nga vendi në rrugë tokësore për në Greqi ku kërkuan azil politik.Emigrantët shqiptarë, sipas llogaritjeve përbëjnë rreth 60 deri 65% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2008, në Greqi banojnë 459,390 persona me nënshtetësi shqiptare. 

Projekti NJË KOMB tregon se Shqiptarët në Greqi në 2016 kanë qenë 1 milion e 200 mij shqiptarë deri në 5 milion total ndërvite.

3. Italia

Komuniteti i parë janë arbëreshët, shqiptarë që u vendosën në Itali në mes shekujve XV dhe XVIII, si pasojë e pushtimit osman të Shqipërisë. Ata sot jetojnë kryesisht në Italinë jugore, gjerësisht në rajonet: Pulia, Bazilikata, Molize, Kalabria dhe Sicilia. Komuniteti i dytë janë mërgimtarët shqiptarë që u vendosën në Itali pas rënies së komunizmit në Shqipëri, gjerësisht pas vitit 1990. Në mars të vitit 1991, një numër i madh shtetasish shqiptarë hynë në portin e Durrësit, më i madhi në vend. Pasi morën kontrollin e disa anijeve të flotës detare tregtare, i drejtuan ato për të zbarkuar në portet e Italisë Jugore. E njëjta situatë u përsërit pak muaj më vonë, në gusht, kur rreth 18 mijë vetë, pasi morën nën kontroll disa anije, zbarkuan në brigjet e Italisë.

Në vitin 2006 në Itali, sipas INSTAT-it dhe Zyrës Italiane të Statistikave, jetonin dhe punonin 348.813 shtetas shqiptarë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë, më 1 janar 2014, në Itali banonin 502,546 banorë me origjinë nga Shqipëria. Dhe i pëlqen apo jo ndokujt, ata përbëjnë sot 7% të popullsisë rezidente në Itali sot.Duke i hedhur një sy raportit INSTAT, sheh që emigracioni drejt Italisë është një fenomen i qëndrueshëm dhe në rritje të vazhdueshme. Analiza e fundit i ngjan atyre të viteve të shkuara, me përjashtim të shifrave që rriten nga viti në vit.

Shqiptarët, përbëjnë sot një komunitet “historik” të shumtë në numër dhe sot mbeten komuniteti i dytë i të huajve në Itali, pas rumunëve. Shqiptarët janë të pranishëm në të gjitha krahinat, madje me përjashtim të Sardenjës, Sicilisë, Kalabrisë, Campanias dhe Lazios, në të gjitha të tjerat janë një ndër tre komunitetet me numër më të lartë rezidentësh.

Projekti NJË KOMB tregon se Shqiptarët në Itali në 2016 kanë qenë 800.000 deri 1 milion shqiptarë.

4. Gjermania

Emigrantët shqiptare, kryesisht burra, mbërritën si emigrantë pune nga që nuk ishte asnjë strukturë që ti përkrahte si emigrante politik.Qendra të rëndësishme të koncentrimit të diasporës shqiptare në Gjermani janë kryesisht në Berlin, Hamburg, në Region München dhe në Metropolregion Stuttgart. Në Berlin jetonin më 1999 afërsisht 23.000 shqiptar.

Standardet e larta të jetesës, planifi kimi i së ardhmes dhe sundimi i ligjit – të gjithë faktorë fillestarë shtytës, që u bënë shkak për largimin e tyre – janë renditur si gjërat kryesore që migrantët pëlqenin në Gjermani. Të gjithë mendonin se në Gjermani do të fitonin një perspektivë shumë më të mirë për të ardhmen e tyre, diçka që u mungonte në Shqipëri.

Në përgjithësi, ata gjithashtu vlerësonin sjelljen e punonjësve publikë, disiplinën, rregullat e qarta, strikte dhe procedurat, sigurinë fizike dhe paqen sociale, mbrojtjen sociale, nivelin e ulët, gati inekzistent,të diskriminimit racial apo etnik, qytetet, mjedisin e pastër dhe të qetë, cilësinë e shërbimeve publike, kulturën e punës – thjesht të vëzhguara ose nga eksperienca, mënyra si gjermanët përshëndesnin ata në rrugë dhe si komunikonin me ta, solidariteti i disa vendasve dhe gatishmëria për t’i ndihmuar. Në vitin 2002 në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave, jetonin dhe punonin 11. 630 shtetas shqiptarë.Gjermania është aktualisht vendi më tërheqës për emigrantët shqiptarë: nga 10 mijë në 2013, numri i shqiptarëve që shkuan ilegalisht në Gjermani ishte 8 herë më i lartë në 2015, ndërsa në 2016 ishte 5 herë më i lartë se sa në 2014.Shumica e tyre kërkojnë azil dhe nuk regjistrohen si refugjatë.

Projekti NJË KOMB tregon se Shqiptarët në Gjermani në 2016 kanë qenë 450 mijë
shqiptarë.

5. Franca

7630 shqiptarë kërkuan azil në Francë gjatë vitit 2017, duke u renditur kështu në vendin e parë. Shtetasit nga Shqipëria kanë qënë dy herë më të shumtë në numër se sirianët, gjë që shihet me shqetësim nga autoritetet franceze. Argumentet më kryesore që dëgjohen nga shqiptarët janë shkaqet ekonomike, një arsye kjo që nuk merret parasysh në dhënien e të drejtës së qëndrimit. Nisur nga këto rrethana, shkalla e pranueshmërisë së kërkesave të shqiptarëve ka qënë e ulët dhe në nivelin 6.5%. Në Francë sipas studimeve në vitin 2015 jetonin 100 mijë shqiptarë.

6. Mbretëria e Bashkuar

Shqiptarët  në Mbretërinë e Bashkuar përbëjnë një komunitet prej 70,000 deri 100,000 banorësh.

Historia e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar në fillim të shekullit 20, kur një grup i vogël i shqiptarëve mbërriti në këtë vend. Në mesin e tyre ishte një nga intelektualët më të mëdhej shqiptarë, Faik Konica, i cili u vendos në Londër dhe vazhdoi të botojë revistën Albania . Vetëm pak pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur rreth 100 shqiptarë në Britani. Censusi i vitit 1991 tregon se ka pasur vetëm 338 shqiptarë të regjistruar në Angli. Në fund të vitit 1997, në Britani jetonin rreth 30,000 shqiptarë.Në vitin 2005 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve të MPÇSSHB, jetonin dhe punonin 50.000 shtetas shqiptarë. Sipas censusit të vitit 2011, në Angli e Uells jetonin 13,415 banorë të lindur në Shqipëri.

Projekti NJË KOMB tregon se Shqiptarët në Francë në 2016 kanë qenë 100 mijë shqiptarë.

7. Zvicër

Aktualisht, Zvicra është kthyer në një nga qendrat më të rëndësishme të mërgatës shqiptare.

Deri në gjysmën e dytë të shekullit të 20 ka pasur kontakte sporadike mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Dëshmia më e vjetër historike daton në 1431, ku peshkopët shqiptarë u ftuan në Këshillin e Bazelit. Në vitin 1556 në Basel u shfaq një botim i ri i librit të Marin Barletit “Rrethimi i Shkodrës” nga viti 1504. Ndryshimi i sistemit komunist në Shqipëri nuk pati ndikim të madh në diasporën shqiptare në Zvicër. Projekti NJË KOMB tregon se Shqiptarët në Zvicër në 2016 kanë qenë 300 mijë shqiptarë.

8. Turqi

Shqiptarët në Republikën e Turqisë përbëjnë një pakicë kombëtare në Turqi, e cila nuk ishte e njohur zyrtarisht. Kjo pakicë përbëhej nga shqiptarë të cilët erdhën në Turqi gjatë periudhës osmane.

Në censusin e vitit 1965, 12,832 shtetas të Turqisë flisinin shqipen si gjuhë amtare, që përbënte rreth 0.04% të popullsisë. Shumica ishin të vendosur në Bursa, Sakarja, Tokat dhe Stamboll. 390,613 të tjerë flisin shqipen si gjuhë të dytë (1.28% e popullsisë). Gjithësej, numri i popullsisë shqipfolëse në Turqi në vitin 1965 ishte 403,445 ose 1.3% e popullsisë së Turqisë.

Si pasojë e doktrinës së shenjtë serbe dhe si pasoj e migrimit shqiptarë gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarëve kanë marr shtetësin e Turqisë pas krijimit të saj. Për shkak të mungesës së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.Si do që të jetë dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar aty. Projekti NJË KOMB tregon se Shqiptarët në Turqi në 2016 kanë qenë 5 milion shqiptarë.

9. Kanada

Shqiptarët e parë mërguan në Kanada në fillimin e shekulli 20, për shkak të kushteve jo të favorshme në vendet e tyre. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore shumë pak shqiptarë emigruan në Kanada, e shumica prej tyre ishin nga ish-Jugosllavia. Numri më i madh i shqiptarëve që mërguan u vendosën në Montreal e Toronto por gjithashtu disa shqiptarë jetonin në Calgary dhe Edmonton.Pavarësisht këtij migrimi, në vitin 1986, numri i shqiptarëve të regjistruar ishte nën 1,500. Megjithatë, në vitin 1991, këto shifra pothuajse u dyfishuan. Numri i shqiptarëve në Kanada arriti kulmin në fund të viteve 1990, kur ata i ikën krizës ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi.

Më vonë, në fillim të shekullit 21, një luftë e re shkaktoi një valë të dytë të mërgimit të shqiptarëve në Kanada. Ky konflikt i armatosur ishte një përplasje mes Ushtrisë Clirimtare të Shqiptarëve dhe ushtrisë e policisë serbe, i cili bëri që shumë shqiptarë të ishin të detyruar të mërgonin në Kanada.Në vitin 2001 në Kanada, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm jetonin dhe punonin 14.935 shtetas shqiptarë. Shqiptarët në Kanada të njohur edhe si shqiptaro-kanadezë, përbëjnë një komunitet prej 31,030 banorësh, sipas censusit të vitit 2011. Projekti NJË KOMB tregon se Shqiptarët në Kanada në 2016 kanë qenë 35 mijë shqiptarë.

10. Belgjikë

Më 1 gusht 1956 treni që transportonte 700 refugjatë nga vende komuniste të Evropës juglindore arriti në stacionin Seille të provincës Namur. Këto refugjatë kanë udhëtuar për 72 orë dhe në mesin e tyre pasur qindra refugahtë nga Shqipëria. Kjo shënon dhe valën e parë të mërgimeve shqiptare në Belgjikë. Vala e parë e mërgimeve shqiptare ishe e ashtuquajtur “elitare”. Mërgimtarët vinin kryesisht nga Shqipëria veriore, ishin relativisht të arsimuar e kundërshtonin diktaturën komuniste të Enver Hoxhës duke kërkuar liri. Refugjatët politikë shqiptarë janë mirëpritur në Belgjikë dhe u përshtatën mirë. Në v. 1968 u ndërtua Monumenti i Skënderbeut në Schaerbeek, me paratë e mbledhura nga mërgata shqiptare në Belgjikë dhe Amerikë. Po ashtu në vitet 90-të, një valë e dytë e mërgimeve vjen nga Shqipëria pas rënies së regjimit komunist.

Projekti NJË KOMB tregon se Shqiptarët në Belgjikë në 2016 llogaritet nga 50,000 deri në 60,000 shqiptarë.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME