HomeShëndeti

10 ushqimet, që duhet të përdorni në dietën tuaj ditore

Për një jetë të shëndetshme ju duhet të përdorni një djetë ditore me super ushqime.

Zarzavatet jeshile!

Perimet jeshile si spinaqi, brokoli, sallata etj janë ushqyes thelbësor për shëndetin e njeriut. Përveç se janë ushqime të shëndetshme ato gjithashtu janë ushqime që luftojnë kundër sëmundjeve.

Manaferrat!

Manaferrat janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe vitamina C. Ato kanë një shije shumë të mirë edhe mund ti përdorim me kos ose smoothies.

Perimet!

Perimet janë një burim jetik i fibrave, fotokimikateve dhe vitaminave, të cilat jo vetëm që ndihmojnë në funksionimin e trupit tonë më së miri, por gjithashtu na shpëtojnë nga disa lloje sëmundjesh.

Arrat!

Konsumimi i arrave zvogëlon rrezikun për sëmundjet e zemrës. Bajamet, lajthitë, arrat, fistikët ju mund ti përzjeni me tërshërën edhe ti konsumoni në mëngjes ose në darkë.

Bishtajorët!

Bishtajoret ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës pasi ato janë të pasura me fibra dhe proteina.

Vaji i ullirit!

Vaji i ullirit dihet se është një nga vajrat më të shëndetshëm për të gatuar ushqimin tuaj pasi është i pasur me vitaminë A, acide yndyrore të pangopura dhe polifenol. Gjithashtu ai zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Domatet!

Domatet zvogëlojn rrezikun e kancerit të prostatës pasi janë të pasura me vitaminë C dhe likopen. Domatet mund të përdoren pothuajse në çdo ushqim duke filluar nga sallata makaronat e deri tek supa me perime.

Drithrat!

Drithrat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kolesterolit të lartë pasi ato përmbajnë proteina, vitamina B por gjithashtu janë edhe burim i pasur i fibrave të tretshme e të patretshme.

Kosi!

Kosi është një burim i mirë i probiotikëve, proteinave dhe kalciumit. Probiotikët njihen si ‘bakteret e mira’ dhe mbrojnë trupin tuaj nga bakteret e dëmshme.

Çajrat dhe erzat!

Erzat edhe çajrat janë shumë të rëndësishme për organizmin e çdo personi. Pini çaj jeshil të përzjer me limon dhe xhenxhefill për të shpejtuar metabolizmin tuaj. Gjithashtu mund të përzjeni nenexhik, limon dhe kastravec për të eleminuar të gjitha toksinat që mund të keni në trup.


TË NGJASHME