HomeUdhëtime

10 vendet e çuditshme që duhet t’i vizitosh për t’i besuar

Ka disa vende të botës, të cilat nuk do të besonit se ekzistojnë pa i parë me sytë tuaj.

Kjo gjë lidhet me bukurinë që u ofron natyra, por edhe me ndikimin e dorës së njeriut.

Sakoneta

Ky plazh ndodhet në veri të Spanjës dhe është në thelb një hapësirë me shkëmbinj.

Salar De Uyuni

Është vendi surreal më i madh në botë me një sipërfaqe prej 11654 km2 me tokë, kripë dhe strucë të rastësishëm. Ndodhet në Bolivi dhe krijon iluzion optik.

Parku Kombëtar i Pemëve në Joshua

Ndodhet në Kalifornin e Jugut dhe ka pemë mbi 150-vjeçare.

Mali Mount Kirkjufell

Është vendi më i fotografuar në Islandë dhe ndodhet 457 metra mbi nivelin e detit.

Cappadocia

Në Turqinë qendrore, eksploroni vendin “e magjishëm të balonave”, që është formuar me kalimin e viteve nga hiri vullkanik.

Liqeni Rozë

Në perëndim të Australisë do të shikoni një vend, që do t’ju ngjajë si në filmat e animuar, Liqeni Rozë në Ishullin e Mesit.

Monumenti kombëtar “Staircase-Escalante”

Afërsisht 1.9 milionë akër, ky vend të jep mundësinë për ecje, kamping, peshkim dhe shumë më tepër.

Liqeni Resia

Një kishë historike qëndron sipër ujit në mënyrë misterioze, në rajonin e Tirolit, Itali.

Pylli Bravares

Mali më i lartë “Mali Arbër” ka një pamje fantastike.

Toka jopjellore Ah-Shi-Sle-Pah

Në veriperëndim të Meksikës së Re do të gjeni vendin e njohur si Ah-Shi-Sle-Pah, i cili ka pamje mahnitëse të shkëmbinjve dhe fosileve.


TË NGJASHME