HomeLifestyle

10 vendet më romantike në botë

Sipas një studimi u zbulua se kryeqyteti Francez bashkë me ishullin e vogël Grek dhe qytetin ujor Italian janë perfekt për të kaluar pushimet më romantike të mundshme.

Ja renditja:

Në vend të parë Parisi i njohur edhe ndryshe si qyteti i dashurisë, është një ndër vendet më të preferuara për të propozuar për martesë nën kullën e famshme Eiffel.

Santorini njihet për plazhet idilike, ndërtesat me çati blu dhe perëndimet mahnitëse të diellit është shumë i preferuar nga personat që duan të kalojnë muajin e mjaltit atje.

Dhe në vend të tretë renditet Venecia, vendi i gondolave ku çiftet dalin për një xhiro nëpër qytet nëpër kanalet e ngushta.

Në vendin e katërt renditet Bregdeti i Amalfit në Itali.

Në vendin e pestë renditet Maui në Hawai me një bregdet që zë një gjatësi prej 48 km.

Në vendin e gjashtë renditet Bruges në Belgjikë.

Ishujt Bora Bora në vendin e shtatë.

Mali Kirkjufell në Islandë në vendin e tetë.

Në vendin e nëntë, Resorti i ishujve Cerf në Seychelles.

Në vendin e dhjetë renditen ishujt Gili në Bali.


TË NGJASHME