HomeShëndeti

10 vendet me ushqimet më të mira në botë

kuzhinat ne bote

Kur pyeteni se cili është ushqimi më i njohur në botë, fillimisht ju vijnë në mëndje patate të skuqura ose peshku. Edhe pse të dyja gatimet janë të famshme, në të vërtetë nuk janë më të njohurat në të gjithë botën.

Cilat janë pjatat më të shijshmet dhe cilat janë vendet që i shërbejnë këto ushqime? Më poshtë po ju listojmë 10 vendet me kuzhinat më të mira në botë.

10.Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Renditja e SHBA-së në vendin e 10, me shumë mundësi vjen nga gërshetimi i një sërë ushqimesh të njohura, të cilat e kanë prejardhjen nga një vend tjetër. Për shembull, patatet e skuqura vijnë si gatim nga Holanda, pica na vjen nga Italia, ndërsa hamburgerët me shumë gjasa mund të jetë recetë gjermane.

Megjithatë, nuk duhen neglizhuar as pjatat tradicionale amerikane.

Ka gjëra tradicionale si për shembull gatimi i mishit të derrit, sallata “Cobb”, të cilat ja vlejnë për t’u provuar.

Ushqimet që duhet të provoni në SHBA:

Cheeseburger

Biskotat me çokollatë

Ushqimet të cilat duhet t’i shmangni:

Të gjitha ato ushqime të përpunuara si “Twinkies” dhe ëmbëlsirat.

09.Meksika

Nëse do t’ju thuhej se keni alternativë për të ngrënë vetëm ushqimin e një vendi, do të vepronit me zgjuarsi nëqoftëse do të zgjidhnit Meksikën.

Kuzhina meksikane ka pak nga gjithçka dhe kurrsesi nuk do mund të mërziteshit. Ju do të gjeni ençiladës, tacos, helados, kuesadilas, sallatën greke si dhe praninë e kerrit indian.

Meksika duhet thënë se është gjithashtu stacioni qendror për ushqimet e shëndetshme bio. Avokado, domatja, hudhra me fasulen, çokollata, si dhe çilies janë të pasura me antioksidantë.

Ushqimet që duhet të provoni në Meksikë:

Mole – salcë tradicionale meksikane e bërë me speca djegës, erëza, çokollatë

Tacos al pastor – mish derri i pjekur në zgarë; mishi kërkohet të jetë i marinuar për 4 orë.

Tamales – një ushqim i lashtë Maya, masa e të cilit është e llogaritur me gjethen që e mbështjell. Ajo mund të jetë e mbushur me mish, djathë, fruta ose perime, dhe përbërja e saj kryesore është brumi ( me niseshte).

Ushqimet të cilat duhet t’i shmangni:

Tostadas – në thelb është e ngjashme me një taco ose burrito, por është e shërbyer me peta të çrregullta e krokante, të cilat bëhen copash sapo ta kafshoni këtë ushqim. Pra, është e pamundur për t’u ngrënë.

8.Tajlanda

Elementi kryesor tërheqës i Tajlandës janë rrugët në të cilat shërbehet ushqimi i gatshëm. Nëqoftëse do të merrnit një libër kuzhine nga ky vend, do të shikoni se gjëja më e vështirë për t’u gjetur është një ushqim i cili nuk kërkon një listë të gjatë ingredientësh për t’u përgatitur.

Kombinimi i shumë bimëve dhe erëzave në çdo pjatë prodhojnë shijen komplekse të ushqimit tajlandez: E ëmbla, e kripura, pikantja, aroma, gjithçka mund të gjendet brenda një pjate tajlandeze.

Kuzhina tajlandeze vjen si rrjedhojë e ndikimeve nga Kina, Malajzia dhe Indonezia.

Ushqimet që duhet të provoni:

Tom yam kung – Tom i referohet procesit të zierjes,ndërsa yam i referohet një erëze pikante tajlandeze dhe kosit. Në të vërtetë tom yam kung karakterizohet nga nxehtësia, erëzat aromatike dhe bimët e përdorura me bollëk në supë.

Massaman kerry –kjo gjellë tajlandeze i ka rrënjët nga kultura e ushqimit islamik.

Som tam-sallatë jeshile mjaft e përdorur në Tajlandë; papaja është e thartë, me aromë, e ëmbël dhe e kripur.

Ushqimet të cilat duhet t’i shmangni:

Pla som-një peshk i fermentuar dhe i papjekur. Ky lloj peshku është mjaft popullor në Laua të Tajlandës.

7.Greqia

Sikurse peisazhi i mrekullueshëm i bregdetit të Greqisë dhe gërshetimi i tij me ndërtesat e bardha, ullinjtë, djathi i bardhë, sallatat shumëngjyrëshe dhe mishi i pjekur përfshihen në kartolinën e mirëseardhjes së këtij vendi ballkanik.

Dhurata më e madhe që mund t’i jetë bërë Greqisë nga natyra (por edhe nga perënditë, sikurse pretendojnë ato) janë ullinjtë, si rrjedhojë edhe vaji i ullirit.

Ushqimi në Greqi është gjithashtu një mënyrë për të shijuar historinë. Një “pickim” i dollmas ose i një supe me thjerrëza të ofrojnë një copëz shije nga kuzhina e Greqisë së lashtë.

Ushqimet që duhet t’i provoni në Greqi:

Vaji i ullirit

Spanakopita –  Spinaq i përzier me djathra të ndryshëm dhe i mbuluar me peta të pjekura. ( një lloj byreku me spinaq)

Gyros – sufllaqe greke

Ushqim të cilin duhet ta shmangni:

Lachanorizo ??- në thelb kjo pjatë përbëhet nga lakra dhe qepë të skuqur që përzihet me oriz. Pjatë me sasi të konsiderueshme për t’u ngrënë, por është vetëm një-dimensionale.

06. INDIA

Kuzhina indiane është e identifikuar nëpër botë përmes përdorimit me bollëk të erëzave, të cilat i ndryshojnë totalisht shijen mishit dhe perimeve. India me erëzat e saj vendase ka arritur të transformojë shijen e ushqimit vegjetarian dhe për këtë renditet në vendin e gjashtë.

Ushqimet që duhet t’i provoni në Indi:

Dal – Thjerrëza të ziera sipas kuzhinës indiane, me një shijë totalisht ndryshe nga ajo e thjerrëzës së gatuar nga vendet e tjera.

Dosa – Në pamje është e ngjashme me një krep, por përbërësi kryesor i saj është orizi. Shërbehet e nxehtë dhe është e mbushur me patate.

Chai – çaj aromatik që vjen si produkt i përzierjes së erëzave aromatike dhe bimëve indiane.

Ushqim të cilin duhet ta shmangni:

Pula Balti

05. JAPONIA

Japonezët aplikojnë ingredientë në masa ekzakte në ushqimin e tyre, dhe kjo shikohet edhe tek gatimi i mrekullueshëm i sushit.

Ushqimet që duhet t’i provoni në Japoni:

Supë Miso – e përbërë nga erëza të cilat janë shumë të rëndësishme në ushqimin japonez. Është një pjatë e thjeshtë dhe e shëndetshme.

Tempura (Friturë) – Pjatë tradicionale portugeze e përftuar nga japonezët. Bazohet në ushqimin e detit ose në perime, të cilat janë të skuqura lehtë, jo yndyrshëm.

Ushqim të cilin duhet ta shmangni:

Fugu – peshk helmues

04.SPANJA

“Viva Espana”, vendi i cili karakterizohet nga kultura ushqimore hedoniste. Nga frutat e Detit Mesdhe deri tek shafrani, ushqimi spanjoll është shumë i shijshëm.

Ushqimet që duhet t’i provoni në Spanjë:

Jamon Iberico – një proshutë e stërmadhe e përbërë zakonisht nga mishi i derrit. Zakonisht spanjollët e fiksojnë atë në një stendë druri si të ishin duke kryer një ritual mesjetar.

Churros – versioni më i mirë në botë i brumit të ëmbël të skuqur.

Ushqim të cilin duhet ta shmangni:

Gazpacho – Supë e ftohtë e përbërë nga perime të grira, por zëre se është sallatë e lëngshme

03.FRANCA

Nëse je një nga ata njerëz që nuk duan të hanë, sepse “ka më shumë jeta sesa thjesht ushqim”-vizitoni Parisin. Është një qytet i njohur për banorët e saj “me shpirt të trazuar”, por të gjithë besojnë në rëndësinë e ushqimit të mirë.

Në Francë ju këshillojmë të përqëndroheni në eksplorimin e kombinimeve të verërave dhe djathrave nga i gjithë vendi.

Ushqimet që duhet t’i provoni në Francë:

Escargot – Kërmij të gatuar, dhe zakonisht shërbehet si pjatë startuese.

Macaroons – ëmbëlsirë e cila gjendet në çdo pastiçeri të Francës.

Baguette – Bukë franceze, e cila do të jetë gjëja e parë dhe e fundit që do të dëshironi të hani në Francë.

Ushqim të cilin duhet ta shmangni:

Foie gras – Konsiderohet si një pjatë e shtrenjtë në Francë. Rosë e pjekur tmerrësisht shumë në gjalpë.

02.KINA

Njerëzit që përshëndesin njëri-tjetrin me “a keni ngrënë akoma?” janë ndoshta më të obsesionuarit në botë rreth ushqimit.

Kinezët rezultojnë si një nga popujt më të guximshëm në të ngrënë. Është vendi ku mund të tronditeni nga ushqimet që ofrohen, ndërsa kuzhina rajonale e Kinës ka aq shumë larmishmëri brenda saj sa është e vështirë të besohet se ushqimet janë nga i njëjti komb.

Ushqimet që duhet t’i provoni në Kinë:

Derri i ëmbël dhe i lagësht.

Dim sum – ushqim i shërbyer në racione të vogla, por që zakonisht shoqërohet në momentin kur kërkoni të pini çaj.

Derri i pjekur dhe rosa e Pekinit – mrekullitë e pjekjeve të ndryshme të adoptuara nga kuzhinierët kinezë.

Ushqim të cilin duhet ta shmangni:

Supa e peshkaqenëve

01.ITALIA

Ushqimi italian ka skllavëruar njerëz rreth globit për shekuj, me salcat e saj, produktet me miell gruri dhe ëmbëlsirat e tyre me krem.

Nga rizoto deri te mishi i skuqur e i freskët, kuzhina italiane është një përmbledhje e ushqimit që i pëlqen popullit. Shumë njerëz e kanë mirëpritur atë në shtëpitë e tyre dhe këtu gjendet dhe çelësi i suksesit. Ushqimi italian është ushqim më i përshtatshëm për shijen e çdo njeriu.

Ushqimet që duhet t’i provoni në Itali:

Ragu alla bolognese (spaghetti bolognaise) – Salcë me mish për makaronat.

Pizza

Sallam italian

Akullore

Mozzarella –  djathë i butë, i bardhë, me qumësht të buallit dhe ujë.


TË NGJASHME