HomeShëndeti

10 veprime të thjeshta që ju bëjnë më të lumtur

Dëgjoni muzikë
Muzika rrit humorin, ju bën më energjikë dhe më pozitivë.

Bëni pushime të shkurtra gjatë ditës
Studimet kanë treguar se njerëzit që bëjnë pushime të shpeshta dhe të shkurtra gjatë ditës kanë më pak emocione negative. Shkëputjet e shkurtra kanë një ndikim pozitiv ne humorin tuaj.

Luani me kafshët
Të kesh një qen ose një mace mund të përmirësojë seriozisht gjendjen tuaj shpirtërore. Studimet tregojnë se të luash me një qen për të paktën 15 minuta çliron serotoninë, prolaktinë dhe oksitocinë – të gjitha hormone që përmirësojnë gjendjen shpirtërore.

Provoni meditimin
Studimet kanë treguar se përfitimet e meditimit variojnë nga reduktimi i dhimbjeve dhe rregullimi i presionit të gjakut deri te rritja e dëshirës seksuale. Meditimi çliron në tru serotoninë, dopaminë dhe endorfinë, të cilat punojnë bashkë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Hani kërpudha
Një burim i pasur me vitaminë D janë kërpudhat. Vitamina D ndër të tjera rrit serotoninën në tru, hormoni i lumturisë. Kështu omëletës së mëngjesit shtojini disa kërpudha.

Hapni perdet
Drita e diellit ka një efekt të madh në tru. Kur banesat dhe zyrat kanë mjaftueshëm dritë, njerëzit priren të jenë më të lumtur.

Buzëqeshni
Teksa qeshni, qoftë edhe me “detyrim”, mund të ndihmojë në aktivizimin e qendrave të lumturisë në tru, duke shkaktuar një gjendje shpirtërore më të mirë.

Blijini lule vetes
Disa studiues në universitetin e Harvard-it zbuluan se lulet e freskëta në shtëpi ndihmojnë për të reduktuar ankthin dhe depresionin. Njerëzit që kanë lule në shtëpi janë më energjikë dhe më entuziastë në punë.

Zarzavatet
Zarzavatet si spinaqi apo sallata kale ndihmojnë në prodhimin e dopaminës në tru. Një studim i vitit 2012 zbuloi se njerëzit e moshës së mesme që konsumonin më shumë zarzavate kishin më pak simptoma të depresionit.

Ushtrime

Rritja e qarkullimit të gjakut do të çlirojë endorfinë në të gjithë trupin, duke shkakuar ndjenjën e lumturisë dhe reduktimin e humorit të keq. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik zbut simptomat e depresionit. Te aktivitetet fizike përfshihen: vrapi, çiklizmi, yoga, kërcimi etj. Edhe ushtrimet e shkurtra në shtëpi ndihmojnë gjithashtu.

Burimi: Health.com via CNN


TË NGJASHME