HomeSociale

10 vite në NATO/ Ministrja italiane: Shqipëria, shtyllë stabiliteti

“Shqipëria është shtyllë e stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe e kontributit të paqes në botë”, deklaroi sot Ministres së Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta, në fjalën e saj në paradën ushtarake të demonstruar në Tiranë me rastin e 10 vjetorit të Shqipërisë në NATO.

Në fjalën e saj, Ministrja Trenta tha se kam kënaqësi që jam në Shqipëri për të festuar 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO apo saktësisht 70 vjetorin e krijimit të NATO-s.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, thekson më tej rolin që luan Aleanca, e cila mbetet organizata për garantuar sigurinë dhe mbrojtjen ushtarake kundër çdo lloj kërcënimi. Sot Aleanca është e angazhuar në detyrën e saj të mbrojtjes në 360 gradë qoftë në termat konceptual apo gjeografik, ndërkohë që nga nja anë angazhimi i saj për të stabilizuar zonat e krizës është në vazhdim e sipër nga ana tjetër interesat e forta që ajo ka mbrojtjen kolektive janë absolutisht thelbësore për të gjitha vende anëtare”, tha ajo.


TË NGJASHME