HomeLajmi i Fundit

“100 dështimet e Ramës”/ Basha në “Instastory”: Premtoi ulje me 95% të taksave, por…

Kryedemokrati Lulzim Basha vijoi sot me renditjen e një tjetër “dështimi” të kryeministrit Edi Rama në rubrikën e cilësuar prej tij “100 dështimet e Ramës”.

Përmes një “Instastory”, ai kujtoi se na ndajnë 60 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjodhi të tregojë një tjetër “dështim” të kryeministrit.

Basha shkruan se Rama premtoi uljen e taksave për 95% të shqiptarëve, ndërsa shton se ajo që ndodhi në realitet është krejt e kundërta.

“Në dy mandate vetëm varfëroi shqiptarët duke u marrë nga xhepi 2.1 miliardë euro nga rritja e taksave”,- shprehet Basha.


TË NGJASHME