HomeShëndeti

101-vjeçarja që ka mundur kancerin dhe dy pandemi

Angelina Friedman 101 vjeç i ka mbijetuar kancerit, aborteve, gjakderdhjes së brendshme, mpiksjen së gjakut dhe jo një, por dy pandemive.

Administratorja e azilit të pleqëve, ku jeton dhe Friedman është shprehur se ajo po gëzon një shëndet të plotë dhe po e shijon jetën e saj sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Vajza e Friedman, Joanne Merola, tha për CNN: Ajo dhe babai im vuanin nga kanceri në të njëjtën kohë. Ajo mbijetoi, ndërsa ai jo.

Më 1918, Angelina lindi në një anije që po transportonte emigrantë nga Italia për në New York City. Ishte në mes të pandemisë së vitit 1918. Nuk besohet se foshnja u infektua me këtë virus.

Nëna e saj vdiq duke lindur dhe dy motrat e ndihmuan atë të mbijetonte derisa ato të bashkoheshin me babanë e tyre në New York. 11 motrat dhe vllezërit e saj kanë vdekur dhe është e vetmja që ka mbijetuar. “Ajo ka ADN mbinjerëzore”, tha Merola.

Gjatë një vizite në spital për një procedurë, por mësoi se ishte infektuar me koronavirus. Vajza e Angelinës u shpreh se ajo u izolua në një dhomë të spitalit për disa javë rresht dhe në datën 20 prill ajo rezultoi negativ me koronavirus.

Gjatë ditëve të fundit ajo filloi të hante përsëri dhe të thurte me grep.


TË NGJASHME