HomeLajme

105 milionë euro në mbështetje të turizmit/ Klosi: Rrisim nivelin e shërbimeve dhe punësimin

BERZH dhe Qeveria Shqiptare kanë nisur zbatimin e programnit të finacuar nga BE: “Programi iturizmit për zhvillimin ekonomik local”.

Përmes zhvillimit të një turizmi cilësor dhe të qëndrueshëm synohet rritja e ekonomisë dhe konkurueshmërisë në këtë fushë.

Programi synon të kontribuojë në turizmin cilësor dhe të qëndrueshëm në rritjen ekonomike dhe konkurrencën në 4 rajone (Berat, Korça, Fier dhe Shkodër). Ai gjithashtu synon që t’i bëjë më atraktive pasuritë kulturore, natyrore dhe të tjera për turistët.

BERZH do të menaxhojë Programin dhe do të hartojë një strukturë plotësuese të huasë deri në 60milion EUR për të bashkëfinancuar, së bashku me grantet e BE-së, prej 40 milionë Euro nëbashkëpunim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Buxheti i përgjithshëm i Veprimit: 105 milion EUR (përfshirë 40 milion EUR si kontribut i BE-së, ndërsa BERZH do të sigurojë burime shtesë deri në 60 milion Euro nën garanci sovrane dhe 5milion Euro për kredi të vogla për NVM-të përmes institucioneve financiare lokale).

Ndërsa kryetari në detyrë i Bashkisë Zhyljen Varfaj tha se nëpërmjet progrmeve dhe strategjive që kjo bashki po ndërmerrsynon ta kthej Durrësin në vitrinën e krocerave dhe jahteve për këtë arsye i mirëpresin programedhe projekte që kanë si qëllim zhvillimin e turizmit si dhe nismat e reja në këtë fushë.


TË NGJASHME