HomeShowbiz

11 VIP-at që kanë adoptuar fëmijë

Kur dy persona janë marrëzisht të dashuruar me njëri tjetrin ajo që duan më tej është një fëmijë i përbashkët. Mirëpo jo të gjithë e kanë këtë fat. Janë disa njerëz që për shkaqe nga më të ndryshmet nuk munden të kenë fëmijë.

Disa kanë probleme me trupin e tyre e të tjerë thjesht nuk kanë gjetur partnerin/ partneren e jetës me të cilin do duan ta rrisin fëmijën e tyre.
Kjo e ka një zgjidhje: adoptimin. Kjo mënyrë aplikohet nga njerëzit e thjeshtë si edhe ata që janë të njohur. Këta të fundit nuk janë pak.

Më poshtë po ju njohim me disa prej tyre që kanë vendosur të adoptojnë një fëmijë dhe ta rrisin sikur të ishte i tyre.

1-Sia

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Sia tha për revistën amerikane ‘GQ’ në janar të 2020-ës se ka adoptuar një fëmijë. Gjatë intervistës Sia zbuloi: ‘Kam vendosur që të jem single për gjithë jetën ndaj vendosa të adoptoj një djalë…nuk kam kohë për lidhje…”

2-Cate Blanchett

Aktorja e “Blue Jasmine” adoptoi një vajzë së bashku me bashkëshortin Andrew Upton në vitin 2015. Cifti ka tre fëmijë biologjikë së bashku, 3 djem: “Ignatius Martin, Roman Robert dhe Dashiell John.”

3-Ty Burrell

Aktori i serialit “Modern Family” ka adoptuar dy vajza, Gretën në vitin 2012 dhe Frances në 2010.

4-Neve Campbell

Aktorja e filmit ‘Scream’ dhe partneri i saj adoptuan një djalë të quajtur Raynor në vitin 2018. Cifti ka gjithashtu edhe një djalë nga lidhja e tyre.

5-Thomas Rhett

Këngëtari amerikan dhe gruaja e tij Lauren kanë adoptuar vajzën e tyre Willa Gray Akins nga Uganda në vitin 2017. Cifti ka gjithashtu edhe një vajzë biologjike të quajtur Ada.

6-Charlize Theron

Në qershor të 2015-ës Charlize Theron adoptoi një vajzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e quajti atë August. Ajo është edhe mamaja e Jackson, i cili u adoptua në vitin 2012 në Afrikë.

7-Madonna

Në shtator të 2017-ës Madonna adoptoi dy motra binjake 4 vjeçare të quajtur Esther dhe Stella. Ylli i popit adoptoi në vitin 2006 edhe David nga Malawi. Tre vite më vonë ajo adoptoi vajzën Mercy, proçes ky që i zgjati më shumë se rastet e para.

8-Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Në vitin 2002 Jolie adoptoi fëmijën e saj të parë Maddox nga Cambodia. Në qershor të 2005 vajza Zahara u adoptua nga Ethiopia, Pax nga Vietnam iu shtua familjes në vitin 2007. Brad dhe Angelina kanë së bashku 3 fëmijë biologjikë: Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

9-Lionel Richie

Në vitin 1984 këngëtari amerikan adoptoi Nicole, e cila ishte vajza e një prej asistenteve të tij.

10-Tom Cruise dhe Nicole Kidman

Pasi u martuan në vitin 1990, çifti adoptoi vajzën Isabella në 1993 dhe djalin Connor dy vite më vonë. Të dy fëmijët vendosën të qëndronin me Cruise pas divorcit të tyre në vitin 2001.

11-Sandra Bullock

Në vitin 2015, aktorja fituese e çmimit Oscar adoptoi vajzën 3 vjeçare Laila nga një jetimore në Louisiana. Aktorja ishte bërë mama dhe më para, e një djali të quajtur Louis i cili është gjithashtu i adoptuar në vitin 2010.


TË NGJASHME