HomeLajme

11-vjeçari qëllon me armë në shkollë, vdes mësuesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ditën e sotme, ku një 11-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore, duke vrarë një mësues dhe duke plagosur të paktën 6 persona të tjerë.

Sipas “The sun”, nxënësi i klasës së gjashtë mbërriti në shkollë dhe dy armë zjarri dhe pas sulmit vrau edhe veten.

Të paktën 5 nxënës mbetën të plagosur, mes tyre edhe një 7-vjeçar, dhe një mësuese tjetër, ndërsa dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. I mituri jetonte me nënën e tij, ndërsa autoritet po kërkojnë prindërit e tij.


TË NGJASHME