HomeSport

110 milionë euro për Sancho, Liverpool kërkon me çdo kusht talentin 19-vjeçar

Jadon Sancho është një prej talenteve më të rinj anglezë, që prej dy vjetësh po shkëlqen me Borussia Dortmund në Bundesligën gjermane. Prej disa kohësh, Sancho është vendosur në “shënjestër” të disa prej klubeve europiane më të mëdha.

Liverpool, është një prej ekipeve më të interesuara për sherbimet e talentit 19-vjeçar dhe është e gatshme të ofrojë plot 110 milionë euro në merkaton e janarit. Shifër e lartë kjo që, ndoshta mund të bëjë që Dortmund të heqë dorë nga talenti i saj. Interes për shërbimet e Sancho, kanë shprehur edhe ekipet e Manchester, por ende nuk ka nje ofertë.


TË NGJASHME