HomePolitikë

12-fishimi i kanabisit/ Reagon Rama për videon e RAI 3: Turp gazetaresk

rama

Videon e publikuar nga RAI 3 mbi kanabisin në Shqipëri dhe shtimin e kultivimit të tij Rama e konsideron si një turp gazetarest, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar nga Guardia di Finanza.

Në një reagim në tweeter Rama thotë se pret që partnerët ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën mbi kanabisin në Shqipëri.

”Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”- thotë Rama.

Ditën e djeshme në një edicion lajmesh të RAI 3  është publikuar një video ku tregohej se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200 % ose 12- fish. Për këtë reagime të shumta ka pasur nga PD dhe LSI.

Ramaq

TË NGJASHME