HomeSociale

12 persona në rrjetën e aksionit të policisë, mësoni arsyet

pranga

Një aksion i policisë në Vlorë dhe Tiranë ka sjellë arrestimin e 10 personave ndërsa 2 në kryeqytet janë proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht në Tiranë janë arrestuar :

-I. B., 37 vjeç, i shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më datë 24.05.2020, rreth orës 20:00, ka vjedhur motorin e shtetasit O. T.

-N.V., 31 vjeç, arrestohet në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

-M. M., 35 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l;

-A. Th., 48 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;

Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë filloi procedimi penal për shtetasit:

-F. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale I. Z., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

-F. V., 31 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin B. L., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Në qytetin e Vlorës kanë rënë në pranga:

-I. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje dhe duke përfituar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

-P. A., 51 vjeç, banues në Metoq, Sarandë. Ky shtetas u kap duke drejtuar motorin pa targa, mjet për të cilin nga verifikimet e kryera rezulton i vjedhur në shtetin Grek.

-J. K., 43 vjeç, banues në Livadhja, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular shtetasit G.L.

-E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në lagjen “Pavarësia” Vlorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-S. K., 23 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në lagjen “Osmën Haxhiu” Vlorë, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se 23-vjeçari dyshohet të ketë përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta.

-K. J., 51 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. 


TË NGJASHME