HomeShowbiz

12 vjeçe me bikini/ Enca poston foton nga adoleshenca teksa po qëndron në Mykonos

Përpveç muzikës një gjë tjetër që di të bëjë shumë mirë Enca janë pozat me bikini. Dhe nëse mendoni që këngëtarja është fiksuar sëfundmi me to e keni gabim. Artistja nuk e ka aspak kompleks që të pozojë me bikini dhe këtë e dëshmon një foto e saj të moshës 12-vjeçare.

Enca ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një foto të katërmbëdhjetë viteve më parë, ku shihet buzë pishinës me një palë bikini rozë dhe të bardha.

Kujtojmë që artistja prej disa muajsh është zhvendosur në Dubai, ndërsa ditët e fundit po pushon në ishullin e luksit të Mykonos.

Për jetesën në Dubai, Enca është shprehur në intervistën e fundit:

“Shkova për herë të parë para një viti. Shoqja ime e ngushtë që jeton aty këmbënguli që unë duhet të shkoja patjetër për ca ditë pushim aty. Thashë ok dhe shkova vjet për herë të parë, më pëlqeu ekstrem shumë, e gjeta veten shumë pjesë e këtij qytetërimi e kulture. Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë.

Askush nuk të prek gjërat e tua edhe nëse i lë dy orë në një vend. Askush nuk të prek me dorë nuk të ofendon. Edhe në zonat që nuk janë të njohura e të pasura, nuk ekzistojnë krime apo abuzime dhe kjo e bën shumë të sigurt. Është vend veror dhe ky është një ndër arsyet e tjera pse më pëlqen aq shumë, do të jetoja gjithmonë në plazh.

Kam krijuar shumë shoqëri e kontakte pune, bashkëpunime që do të vijnë. Ndihem shumë mirë e për momentin jam duke jetuar mes Dubait dhe Europës.”


TË NGJASHME