HomePolitikë

12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ja axhenda

Republika e Kosovës sot feston 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor. Deri më tani ajo njihet nga 116 shtete.

Institucionet shtetërore të Kosovës kanë organizuar disa aktivtet për shënimin e kësaj ditë duke filluar me ngritjen e flamurit nga dy udhëheqësit shtetëror, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Më pas Kurti e Osmani do të vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i ish presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet një seancë solemne nën kujdesin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, ku të pranishëm në do te jenë kryeministri Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.

Gjithashtu Kurti e Osmani do të vizitojnë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në nder të Pavarësisë se Kosovës edhe Komunat do të organizojnë seancë solemne si dhe do të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME