HomePolitikë

12- vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Presidenti italian letër urimi: Ju mbështesim në dialogun me Serbinë, na llogarisni si vend mik

Për dialogun Kosovë- Serbi, Mattarella shpreh mbështetjen e plotë sipas procesit të lehtësar dhe nga BE.

“Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën”, ka shkruar ai.

LETRA E PRESIDENTIT TË ITALISË, Sergio Matarella

Në përvjetorin e lumtur të festës kombëtare, kam kënaqësinë që në emër të popullit Italian dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet më të përzemërta.

Kosova e di se mund të llogarisë Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian. Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën.

Në një kontekst të tillë është thelbësor – edhe në kuadër të stabilitetit rajonal – procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit i lehtësuar nga BE-ja, që Italia e mbështet me bindje.

Në këtë frymë, ju shpreh edhe njëherë urimet më të sinqerta për mirëqenien tuaj dhe prosperitetin e popullit mik Kosovar.


TË NGJASHME