HomeLajmi i Fundit

Shembja e teatrit, paditen në SPAK Lleshaj, Veliaj dhe Veliun

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur në SPAK për “tentativë vrasje” ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorin e policisë, Ardi Veliu dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Akuzohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. Kemi kërkuar arrestimin e tyre, kemi besim se SPAK do të marrë masat e duhura. Kërkojmë zbardhjen e së vërtetës për atë që ndodhi në 17 maj”, tha për mediat avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe artistët pretendon se prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e 17 majit, ka nisur teksa brenda ka patur ende aktivistë dhe se RENEA ka kryer veprime të dhunshme, si dhe janë përdorur edhe armët.

Ne kërkojmë që të fillojë një hetim, pasi pamjet filmike janë evidente. Edhe ai që ka qenë brenda dhe ai që s’ka qenë e ka parë se cka ndodhur. SPAK duhet të kishte filluar vetë hetimin nga pamjet filmike. Është vrasje në tentativë sepse kur shembet diçka ka një  thirrje.Nuk ka pasur thirrje nga policia. Edhe sikur të mos kishte njerëz duhet të kontrollonin cep e më cep, pasi mund të ishte dikush duke fjetur gjumë. Është e çuditshme sesi ministri i Brendshëm e merr përsipër vetë, është e çuditshme”, u shpreh Edmon Budina.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur një peticion mbarëkombëtar ku kërkohet ndërtimi i godinës së teatrit në truallin ku ishte me të njëjtin projekt. Për këtë janë zhvilluar disa protesta dhe janë paralajmëruar të tjera.

K.S/GotaNews