HomeKuriozitete

13 këshilla se si të qëndrojmë gjithmonë pozitivë

Gjithmonë qëndro pozitiv!!! Shprehje e cila duhet të na shoqërojë në çdo hap të jetës tonë. Megjithatë shpeshherë vëmë re se në vend se të vazhdojmë të jemi pozitivë dhe optimistë, kemi një ndejsi pesimizmi që na mbyt. Mund të jetë e vështirë të jesh pozitiv gjatë gjithë kohës dhe natyrisht, nuk është e mundur të mos kesh kurrë mendime negative.

Megjithatë, pavarësisht çdo situate, pavarësisht çdo situate na duhet gjithmonë të ushqejmë trurin dhe veten me mendime pozitive. Më poshtë do t’ju japim 13 këshilla dhe tknika se si të mbajmë një qëndrim pozitiv gjatë gjithë kohës:

1- Besoni se do të keni sukses

Vetëvlerësimi është kryesor në jetën e çdokujt. Me shumë vetëvlerësim dhe besim mund të arrini gjithçka doni. Në mënyrë që të ndjeheni pozitiv duhet të keni shumë besim në veten tuaj. Gabimet janë njerëzore dhe si të tillë nuk duhen parë si dështime, por si mësime të vlefshme në rrugën drejt sukesit.

2-Praktikoni pohime pozitive

Pohimet pozitive të përditshme janë të shkëlqyera për t’ju mbajtur optimist dhe për t’ju kujtuar gjërat e mira në jetën tuaj. Në mengjes sapo zgjohemi, para një interviste pune, para një testimi, mjafton t’i përsërisni vetes pohime pozitive dhe do shihni se si do të ndiheni më mirë. Ndjenja e vetëvlerësimit do të rritet dhe të gjitha gjërat do të duken më të lehta.

3- Bëni paqe me të shkuarën

Çfarë ka ndodhur në të shkuarë, mbetet në të shkuarën. Asnjë ngjarje sado e hidhur, nuk duhet ta lejoni të ndikojë në mendimet apo jetën tuaj. Jetesa me të shkuarën, është gjëja më e keqe që mund të bëni nëse doni të jeni një person pozitiv dhe optimist. Lëreni të shkuarën atje ku është dhe filloni të shihni drejt së ardhmes.

4- Përdorimi i teknikës së paqyrave

Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për teknikën e pasqyrave të fshehta, por nëse e keni, me siguri do të kuptoni se sa e lehtë dhe e dobishme mund të jetë kjo teknikë. Në mëngjes dhe në mbrëmje, qëndroni para një pasqyre, shikoni veten dhe filloni të thoni atë që ju pëlqen për veten tuaj.Jepini vetes besim, lavdërojeni dhe thoni gjithmonë sa të shkëlqyer jeni. Keni për ta parë sa mirë do ndiheni dhe se sa ndryshim do ketë edhe në jetën tuaj të përditshme.

5-Frymëmarrja

Po po, frymëmarrja. Edhe pse shpesh duket si diçka shumë e thjeshtë dhe e vogël për t’u bërë, frymëmarrja luan një rol shumë të rëndësishëm në qëndrimin pozitiv.Kur shqetësohemi dhe stresohemi shpesh marrim vendime mjaft shpejt pa menduar.Nëse mund të ndaloni dhe të merrni frymë thellë gjatë, atëherë mund të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj për pak kohë, ndërsa pastroni kokën. Kjo mund t’ju ndihmojë të mendoni në mënyrë racionale dhe të bëheni më pozitivë edhe nëse jeni në një situatë stresuese.

6-Jini të butë me veten

Diçka që shumica prej nesh priren të bëjmë është të gjykojmë veten dhe të rrëzohemi. Shumë njerëz kanë frikë të gabojnë dhe mendpojnë se një gabim do i shkatërrojë. Përpiquni të eni të butë me veten tuaj ,falni çdo dështim dhe do ta shikoni se edhe nga gabimet mund të kuptoni dhe të fitoni shumë më shumë.

7-Mbusheni veten me mendime pozititve

Mundohuni që në fund të çdo dite të keni në mendje vetëm kujtimet pozitive. Madje mbajini shënim dhe rilexojini herë pas here. Në këtë mënyrë do jeni gjithmonë të gatshëm për të kaluar çdo lloj problemi dhe do ta bëjë shumë më të lehtë fillesën e të menduarit pozitivisht.

8-Shprehni mirënjohje

Edhe gjërat më të vogla që na rrethojnë janë një pasuri më vete. Ndaj le të jemi mirënjohës për çdo gjë sado të vogël që na bën të ndihemi mirë.

9-Përdorni vetë-hipnozë

Vetë-hipnoza, mund t’ju ndihmojë vërtetë të arrini një mendim të ri pozitiv. Kur marrim pjesë në vetë hipnozë, ne hapim mendjen tonë për çdo sugjerim apo mendim. N ëkëtë mënyrë edhe truri ynë stërvitet për të qenë gjithmonë duke prodhuar mendime pozitive. Sigurohuni që të bëni shumë kërkime për të parë se si vetë-hipnoza mund t’ju ndihmojë.

10-Krijoni qëllime realiste

Nëse jeni duke u përpjekur për të arritur gjëra jo-reale, atëherë është e kotë dhe gjithçka do të merrni është vetëm zhgënjim dhe irritim. Provoni ti vendosni vetes qëllime reale dhe të arritshme, bëjeni çdo gjë me radhë, hapa pas hapi dhe do të shikoni sa e lehtë do të jetë gjithçka dhe sa të motivuar do të ndiheni ditë pas dite.

11-Lexoni një libër frymëzues

Ndonjëherë mund të jetë mjaft e vështirë të frymëzoheni, veçanërisht nëse nuk jeni në gjendje të gjeni ndonjë gjë që t’ju motivojë si duhet. Gjithmonë është një ide e mirë të lexoni një libër frymëzues dhe mund të filloni të ndjeheni shumë më optimistë dhe më të motivuar pasi të keni lexuar për sukseset e dikujt tjetër. Mund të ju ndihmojë gjithashtu të shihni se sa larg ka shkuar ky njeri dhe në këtë mënyrë dhe ju të përgatiteni për t’u përballur me sfidat tuaja.

12-Përdorni vetëm fjalë pozitive

Kur flisni me të tjerët, apo edhe kur keni rënë në mendime, përpiquni gjithmonë të përdorni vetëm fjalë pozitive dhe mundohuni të privoheni sa më shumë nga fjalët negative. Zëvendësojini fjalët si “jo”, “nuk mundem”, me fjalë pozitive dhe në këtë mënyrë edhe truri juaj do fillojë që në çdo situatë të prodhojë mendime pozitive.

13-Mjaft me justifikime

Për të qenë më pozitivë, duhet të përpiqeni të ndaloni vendosjen e barrierave mbi sfidat e reja. Mos kërkoni justifikime, por thoni “po” pak më shumë dhe shmangni çdo mendim apo person që thotë së nuk mund ta bëni. Me punë dhe vullnet çdo gjë arrihet.

Epo, shpresojmë të keni gjetur një zgjidhje për mënyrën sesi mund të qëndroni gjithmonë pozitivë. Praktikohuni duke ndjekur këto këshilla dhe shikoni ndryshimin. Be positive!!!!


TË NGJASHME