HomeShëndeti

13 marsi ,dita ndërkombëtare e gjumit

Dita ndërkombëtare e gjumit ëhtë festuar çdo të peremte para Ekuinoksit Pranveror.Këtë vit është pikërisht më 13 mars dhe dite e premte.

Në periudhën që po kalojmë në fakt, më shumë se kurrë më parë në histori mban një rëndësi të veçantë,dhe si për koincidencë është pikërisht sot. Sot kur të gjithë janë të strukur nëpër shtëpitë e tyre, nga koronavirusi i ri, duke filluar nga më të vegjlit e duke vazhduar deri tek ata të cilët punojnë në administra, të gjithe janë nëpër shtëpitë  e tyre , me apo pa dëshirën për të qëndruar aty, duhet ta bëjmë këtë gjë për të mirën ë njëri tjetrit.

Keq për ata që nuk rrijnë dot të izolur, dhe mirë për gjumashët, që kanë edhe ditën e tyre sot.Gëzuar!

Epo ja që të vraske kohën duke ndenjur në shtëpi, nuk qenka edhe aq bukur dhe aq rehat sa e kishim menduar në fakt, ama na ka bërë të reflektojmë goxha me veten, dhe sa më shumë ditë të kalojnë, ndoshta disa prej nesh aq më shumë kuptim do i japin jetës së tyre.

Gjumi, një nga gjërat më të rëndësishme të aktivitetit tonë jetësor. Hulumtuesit kanë gjetur që gjumi kualitativ ndikon në luftimin e infeksioneve, përkatësisht në forcimin e qelizave T. Kjo do të thotë që nëse flini mjaftueshëm i ndihmoni trupit që ta forcoj sistemin imunitar.

Nga shumë studime që janë bërë kohët e fundit, gjumi kualitativ sjell shumë benefite shëndetësore dhe ndikon në përmirësimin e sistemit imunitar.

Sipas ekspertëve, ky studim ka treguar që hormonet e stresit në trupin tonë, adrenalina dhe noradrenalina, bashkë me disa kimikale pro-inflamatore e pengojnë veprimin e mekanizmave që i forcojnë qelizat T. Për shkak se prostaglandinet janë në nivel të ulët gjatë gjumit, veprimtaria e këtyre mekanizmave  të qelizave T rritet dhe është më e fortë. Në këtë rast, rritja e aktivitetit të qelizave T, mbrojtëse të sistemit imun ta kenë më të lehtë shkatërrimin e qelizave të infektuara.

Prandaj , sipas ekspertëve njerëzit duhet ta kuptojnë rëndësinë e kualitetit të gjumit, dhe prandaj është e domosdoshme që për personat e rritur të  bëjnë së paku 8 orë gjumë. Ja pra që edhe virusi ka benefitet e veta, flini sa më shume, që të forconi sistemin imunitar.

M.D / GotaNews


TË NGJASHME