HomePolitikë

13 tetori/ Zbardhet mesazhi i Bashës në takimin me aleatët

Opozita duket se po përgatitet për zgjedhjet e 13 tetorit, datë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta pas rrëzimit të 30 qershorit.

Partitë aleate opozitare kanë zhvilluar sot një takim me liderin e PD, Lulzim Basha për të folur për këto zgjedhje.

Burime nga PD konfirmojnë për “Panorama” se qëndrimi që ka ndarë Kryetari i Opozitës gjatë takimit me aleatët është se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje.”


TË NGJASHME