HomePsikologji

13-vjeçari bullizohet nga moshatarët se lexonte libra, ja cfarë ndodhi më pas…

djali qe bullizohet se lexonte libra

Javën e kaluar një 13-vjeçar u ngacmua nga bashkë-moshatarët, për dashurinë e tij për librat. Tani ai ka mbi 300,000 ndjekës në Instagram.

Gjithçka nisi nga një tweet i motrës së 13 vjeçarit e cila denoncoi sjelljen e shokëve të tij, që ofendonin vëllain e saj se kishte hapur një llogari instagrami ku fliste për librat që lexonte.

Ellis Landreth, 24 vjeç, shkruajti: ” Nuk mund ta besoj se sa të tmerrshëm janë fëmijët. Vëllai mi i vogël hapi një Instagram që tregon për libra e tij të preferuar dhe fëmijët në shkollën e tij të re e kanë parë atë dhe kanë krijuar një bisedë në grup duke e quajtur atë një ufo dhe e shtuan te grupi që ti shikonte.” Ajo e shoqëroi postimin me një screenshoot nga llogaria e vëlllait, Callum.

Mjaftuan vetëm disa orë dhe interneti bëri magjinë e tij, ku falë shpërndarjes së madhe të atij postimi në tweeter, instagrami i vogëlushit arriti të marrë mijra folloëers duke arritur në kuotën 300,000 brenda pak ditësh.

Shumë njerëz iu përgjigjën në tëeet-et e Landreth me përvojat e tyre të bullizmit ose për të shprehur dashurinë e tyre për librat. Një librari në Gateshead, afër shtëpisë së Manning në veri-perëndim të Anglisë, madje i premtoi atij një libër në shtëpi.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen e disa autorëve. Romanisti anglez Matt Haig i dërgoi Callum një koleksion librash, duke shtuar: “Hej, le të ndjekim të gjithë llogarinë e Cals Book në Instagram dhe t’i tregojmë mbështetje.” Autorët Caroline Kepnes dhe Malorie Blackman ishin ndër ata që ndanë historinë e Callum në rrjetet e tyre sociale.

Callum u kthye në shkollë të hënën, me mijëra mesazhe mbështetje në telefonin e tij. Motra e saj, tha per CNN se ka marrë një numër të vogël përgjigjesh negative, por që shumica dërrmuese kanë qenë pozitive.

Nëna e Callum është po aq e kënaqur sa djali i saj, Landreth tha se ajo është shumë e lumtur që njerëzit po përhapin mesazhe pozitive në lidhje me këto çështje. Pavarësisht se sa të vogla duken disa gjëra, ato mund të rrinë me fëmijët përgjithmonë.”


TË NGJASHME