HomeLajmi i Fundit

13-vjeçari vret motrën dhe vëllain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indiana të SHBA, ku një 13-vjeçar ka vrarë motrën dhe vëllain e tij të mitur, në polici ai tha: Më porositi Zoti t’i çliroj ata nga Satanai.

Ai i vrau ata në dy incidente të ndryshme. Njerku i tij ka rrëfyer se ai i kishte kërkuar të shkonte të shihte të motrën në dhomën e saj, ndërsa kur ishte kthyer, 13-vjeçari i kishte thënë se ajo kishte pushuar së marri frymë.

Dy muaj më vonë, ai i kishte kërkuar 13-vjeçarit që të merrte nga shtrati të vëllain, por sërish ai i kishte thënë se diçka nuk shkonte dhe se foshnja nuk lëvizte nga krevati.

Rreth një muaji më vonë ai kishte masakruar dhe gjymtuar një kotele, sepse ajo e kishte gërvishtur. Ishte njerku ai i cili kishte filluar të dyshonte, duke thirrur më pas policinë, ku i mituri ka rrëfyer gjithçka.