HomeLajme

137 kg kokainë/ Ja çfarë vendosi Apeli

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardian Begën, oficerin e sigurisë së Portit të Durrësit, i dyshuar si i përfshirë në trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

Bega u kap nga kamerat e sigurisë duke marrë pakot me kokainë të fshehura në dy kontejnerë. Ai u arrestua nga Policia bashkë me Altin Myslihakën ndërsa po largoheshin në drejtim të Shkëmbit të Kavajës.

Në dëshminë e tij për prokurorinë ai ka thënë se nuk e dinte që në çanta kishte drogë dhe se ishte joshur nga Gentian Malindi për të nxjerrë çantat nga kontinieri kundrejt përfitimeve financiare.

Ndërkohë për ngjarjen, është shpallur në kërkim Gentian Malindi, por sipas Policisë shqiptare dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjerë


TË NGJASHME