HomeLajme

Aksident tragjik te Misto Mame, humbet jetën kalimtarja

Një aksident tragjik është shënuar para pak minutash në kryeqytet.

Një grua ka humbur jetën për shkak se është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Misto Mame”.

Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Benz” me targë AA200PA ka përplasur një grua kur kjo e fundit po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Përplasja ka qenë e fortë sa viktima ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia ende nuk e ka identifikuar autoren.


TË NGJASHME