HomeShëndeti

15 gatimet më të çuditshme shqiptare

Është e vërtetë që gatimet shqiptare janë të mira dhe tepër të shijshme. Ndoshta shumë prej jush nuk i kanë dëgjuar, por ne do ju njohim me 15 gatimet më të çuditshme të kuzhinës shqiptare!

1. Plendës me qull i thonë dibranët. Ishin zorrë viçi.

2. Isha fans i glikosë, derisa mësova që bëhej me gëlqere.

3. Zorrë qingji të mbushura me mëlçi dhe erëza; çuditërisht është gjëja më e mirë që kam provuar.

4. Byrek me mishin e kokës së derrit.

5. Gatimi quhet lakuriq – gatuhet me kungull, kanellë, sheqer, miell dhe vaj.

6. Pite me zorrë.

7. Një gjellë e gatuar në sobë me kos, hurdhra dhe miell.

8. Byrek me plendës. Më pëlqeu shumë, por nuk do e ha më kurrë.

9. Gliko domateje dhe patëllxhani.

10. Plendës me fasule.

11. Reçel qepe.

12. Kabunia më duket e çuditshme; ëmbëlsirë me mish. Por e shijshme gjithsesi.

13. Qofte me lulelakër dhe mish pule.

14. Byrek me gjak derri, quhet koronek.

15. Hasude me lëng mishi.


TË NGJASHME