HomeLajme

15 Qershor, dita botërore e parandalimit të abuzimit ndaj të moshuarve

Mund të jetë e vështirë të imagjinohet se dikush do të dëshironte të abuzonte me një person të moshuar, por fatkeqesisht, abuzimi i të moshuarve ndodh. Disa raste të abuzimit të të moshuarve kanë për qëllim shfrytëzimin e personit financiarisht; ndoshta keni dëgjuar për mashtrime që i behen të moshuarit. Në raste të tjera, kujdestaret e te moshuarve thjesht nuk ofrojnë nevojat themelore, si ushqimi ushqyes, ilaçet e duhura, siguria ose ndihma me higjenën.
Abuzimi me të moshuarit është një çështje sociale globale që ndikon në shëndetin dhe të drejtat e personave të moshuar në mbarë botën, prandaj meriton vëmendjen e të gjithëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në rezolutën e saj 66/127, caktoi datën 15 qershor si Ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve.

Abuzimi me të moshuarit është një formë dhune që përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të abuzimit me të moshuarit parashikohet të rritet sepse shumë vende kanë popullsi me plakje të shpejtë.

Është parashikuar që deri në vitin 2050, popullsia globale e njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të jetë më shumë se dyfish, nga 900 milionë në vitin 2015 në rreth 2 miliardë, me shumicën dërrmuese të të moshuarve që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Nëse shihni diçka, veproni.


TË NGJASHME