HomeShëndeti

15 vjeçari vetëvritet pasi ‘ndihej i veçuar nga bota gjatë izolimit nga koronavirus’

Djaloshi nga Uellsi, Kian Southway, 15 vjeç, vdiq vetëm disa ditë pasi u soll bllokimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe masat për distancimin shoqëror u ashpërsuan në mes të pandemisë koronavirus.

Nëna e një adoleshenti që mendohet se ka bërë vetëvrasje gjatë izolimit në Britani të Madhe ka nxitur familjet t’u tregojnë fëmijëve të tyre se “është mirë të mos jesh mirë”.

Kikboksieri i talentuar 15-vjeçar Kian Southway vdiq në 31 mars në shtëpinë e tij në Uells ditë pas fillimit të izolimit nga pandemia koronavirus.

Djaloshi njihej nga familja dhe miqtë si një adoleshent “i sjellshëm” që mendonte për të gjithë, dhe një vëlla i madh shumë i mirë i motrës Darcey.

Por prindërit e tij kanë thënë se si mendojnë se ai ndjehej i izoluar nga bota për shkak të bllokimit të Covid-19, raporton Wales Online.

Prindërit e tij Jolene dhe Julian i kanë thënë sesi megjithë një “dashuri për jetën”, gjendja shpirtërore e të riut Kian ndryshoi në hapësirën e disa ditëve.

Jolene Southway, nga Treorchy, tha: “Ishte kaq e papritur, jemi akoma në gjendje shoku. Jemi të mpirë.

“Ne duam që njerëzit të dinë që Kian nuk vuante nga problemet e shëndetit mendor, ai nuk ishte në depresion.

“Unë mendoj se ai fjalë për fjalë u ndje i izoluar nga bota për shkak të këtij Covid-19.

“Kian e donte jetën. Boris Johnson njoftoi izolimin e së hënës dhe ai kishte ikur të premten. Ai vazhdoi duke thënë se nuk mund të priste që të mbaronte e gjithë kjo situatë dhe se ai dëshironte që të shpejtonte kohën që të kalonte e gjithë kjo gjë”.

Kian mbajti një rrip të zi në kickboxing dhe ishte një ish anëtar i klubit të kickboxing WCKA në Rhigos.

Një video duke i bërë homazhe adoleshentit gjithashtu është bërë dhe shpërndarë nga miqtë në Penygraig Rugby Club U16s, duke inkurajuar të rinjtë të hapen.

Mamaja e djalit tha: Unë thjesht dua që njerëzit të flasin, unë kam nevojë që ata ta dinë se është mirë që të mos jesh mirë dhe njerëzit me të vërtetë të duan dhe duan të flasin. Ka numra që mund të telefonosh nëse nuk mund të flasësh me të dashurit.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje edhe prindërve të tjerë që të afroheshin sa më shumë me fëmijët e tyre dhe të flisnin për çdo gjë përpara se të ishte shumë vonë.

Është krijuar një faqe për mbledhjen e fondeve nga miqtë e Kian për të mbështetur familjen e tij gjatë kësaj kohe dhe për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor tek të rinjtë.



©G.T/GotaNews


TË NGJASHME