HomeLifestyle

17 fotografi të vjetra që risillen në jetë (Foto)

Të udhëtosh mbrapa në kohë është e pamundur – ne ende nuk i kemi shpikur makineritë që na kthejnë mbrapa në kohë. Por ndërsa ne presim që shkencëtarët t’i ndërtojnë ato, ne mund të rikrijojmë fotografitë tona të vjetra të fëmijërisë për të kuptuar se sa kemi ndryshuar.

Në fakt, disa përdorues interneti kanë shpërndarë fotografi me disa vite diferencë midis tyre. Dhe në disa raste, ata kanë veshur saktësisht të njëjtat rroba dhe janë në të njëjtat pozicione, duke e bërë rezultatin përfundimtar tepër argëtues dhe madje emocional.

Ne dëshirojmë t’ju tregojmë një sërë fotosh të vjetra të rikrijuara nga njerëz të ndryshëm. Ndërkohë që i shikojmë, ne kuptojmë se pavarësisht viteve që ndajnë të dyja fotografitë, thelbi i njerëzve nuk ndryshon.

“Unë e dua këtë motor – i njëjti vend, e njëjta vajzë, vetëm 71 vite më vonë.”

“Na u desh të ulnim qenin tonë 16-vjeçar, por përveç kësaj, ne kemi rikrijuar foton tonë të preferuar me të.”

“22 vjet më vonë”

“Gjyshi im dhe unë në Tokio, para 73 viteve”

“22 vjet diferencë – ne po vizitonim vendlindjen tonë të vjetër dhe vumë re që këto ndenjëse ishin akoma përpara shtëpisë sonë të fëmijërisë. Edhe pema është rritur shumë mirë! ”

“Shoqja ime më e mirë dhe unë në 1986, në 2010 në dasmën e saj dhe në 2014 në dasmën time”

“Fotografia e gjyshit tim dhe unë, 40 vjet më parë në Murin e Madh të Kinës”

“Unë punoj me të njëjtin mjek që më priti gjatë lindjes 21 vjet më parë.”

“Unë pashë një foto me disa miq të mi të fëmijërisë në një festë gjatë Vitit të Ri. Ne të gjithë dukemi ndryshe tani, por me të vërtetë nuk kemi ndryshuar shumë”.

“Babai dhe djali, 1979 vs 2019”

“Vajza ime është 15 vjeç tani”.

“Unë e detyrova familjen time të merrte pjesë në këtë fotografi nga fëmijëria ime.”

“Gjyshja ime dhe babai im, 1966 dhe 2020”

“Karrige e njëjtë, vetëm ne kemi ndryshuar!”

“Babai im (rreth vitit 1985) dhe unë (2017)”

“Burri im në fillim të viteve ’90 vs tani”

“2011 vs 2017, vëllai im dhe unë”

Burimi: Bright Side


TË NGJASHME